Sektori i transportit i cili ishte më i godituri nga pandemia gjatë vitit të kaluar, tani po kthehet në normalitet pas rritjes së lartë të kërkesës sidomos për mallra ku rritja më e madhe vihet re në transportin detar.
Sipas të dhënave të INSTAT në nëntëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të përpunuara në porte është 3.676,8 mijë ton, duke u rritur me 18.8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për të njëjtën periudhë, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 20.620 mijë tonë për kilometër, duke u rritur me 10.7 %, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2020.

Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.466,8 ton duke u rritur me 12.5 %, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2020. Numri i fluturimeve të kryera në shtator të vitit 2021 është 3.400 duke u rritur 2 herë, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në nëntëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 721.789 pasagjerë, duke u rritur me 2.4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Gjithashtu në 9 mujor numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.130.936 pasagjerë duke u rritur me 2.0 herë, krahasuar me nëntëmujorin e vitit të kaluar.

Në nëntëmujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 804.2 miliardë lekë dhe 48.6 % e tyre u transportua me det.
Në nëntëmujorin e vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54.3 %, me rrugë 38.6 % dhe me ajër 0.5 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 19.9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Në nëntëmujorin e vitit 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 47.2 %, me det 45.8 % dhe me ajër 3.9 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 23.8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në shtator 2021 mallrat e importuara me rrugë zënë 44.6 %, me det 43.8 % dhe me ajër 2.9 %. Mallrat e importuara me rrugë në shtator 2021 janë rritur me 21.1 %, krahasuar me shtator 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




