Kina ishte dikur “mbret” i minierave të kriptove. Në shtator 2019 ajo përbënte 3/4 e aktivitetit të minierave të Bitcoin në botë. Provincat rurale ishin të mbushura me miniera Bitcoin që merreshin me kriptografika në mënyrë që të vërtetonin transaksionet e bëra me kriptomonedhë. Por në maj 2021 qeveria kineze, duke ndjerë një kërcënim mbi sistemin financiar të vendit, u zotua se do t’i jepte fund industrisë. Deri në korrik, operacionet zyrtare kundër minierave të kriptove në Kinë kishin përfunduar, por thuhet se autoritetet po godasin miniera apo qendra më të vogla e të paligjshme, duke mos u lënë minatorëve asnjë zgjidhje tjetër, veçse të largohen. Ku shkuan?
Qendra e Kembrixhit për Financat Alternative (CCAF), një divizion i shkollës së biznesit të Universitetit të Kembrixhit, mund të ketë gjetur përgjigjen. Indeksi i tij i Konsumit të Energjisë Elektrike Bitcoin gjurmon adresat IP të operatorëve të objekteve të minierave që lidhen me serverët e “pishinave” të minierave të Bitcoin, grupe të mëdha prodhuesish që bashkojnë forcat. Të dhënat e saj tregojnë se shkalla e hash-it të Kinës, një masë e fuqisë përpunuese që përdoret nga rrjeti i Bitcoin-it, shkoi nga 79.5 exahash për sekondë në korrik (një eksahash është ekuivalent me një kuintilion hash, ose funksione matematikore- ky është numri një i ndjekur nga 18 zero). Shumë prej këtyre hasheve kanë shkuar në Amerikë: atje, norma mujore e hash-it në gusht 2021 ishte 722% më e lartë se një vit më parë. Amerika është tani destinacioni kryesor në botë për minierat e Bitcoin, duke zënë mbi 1/3 e normës globale të hash-it (midis majit dhe gushtit të këtij viti, periudha në të cilën Kina goditi minierat, norma totale globale e hash-it ra me rreth 25% ).
Kazakistani dhe Rusia janë bërë gjithashtu vende të njohura, me përkatësisht 18% dhe 11% të peshës globale. Emëruesi i tyre i përbashkët është energjia elektrike e lirë. Procesi i “mining” shpenzo më shumë energji se sa konsumi vjetor i Filipinëve apo Finlandës.
Ka disa kufizime për të dhënat e CCAF. Ata kapin vetëm 37% të fuqisë totale llogaritëse të Bitcoin, por që është shumë pranë shifrave reale. Të dhënat nxjerrin gjithashtu disa destinacione të papërputhshme. Irlanda dhe Gjermania: ka pak prova që këto vende kanë rritur minierat e tyre të kriptove, megjithatë normat e tyre globale të hash-it u rritën përkatësisht me 46% dhe 17% midis janarit dhe gushtit të këtij viti. Kjo mund të jetë për shkak të hasherëve kinezë që ridrejtojnë trafikun e tyre përmes rrjeteve private virtuale europiane për të shmangur rezitencën e autoriteteve. Por është e qartë se qendra globale e minierave të Bitcoin po zhvendoset. Kur bëhet fjalë për masat tradicionale të aktivitetit ekonomik, siç është PBB-ja, Kina po i afrohet Amerikës. Por në kripto-ekonominë Amerika është duke ecur përpara.
Burimi: The Economist/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




