Art dhe Kulture

5 veprat më të famshme të artit të vjedhura dhe ende të kërkuara

Ja cilat janë 5 veprat më të famshme të artit që janë vjedhur gjatë historisë, disa prej të cilave ende po kërkohen nga FBI.

“The Nativity”, Karavaxho

I vjedhur natën midis 17 dhe 18 tetorit 1969 në kishën San Lorenzo në Palermo, “The Nativity” e Karavaxho u mor duke prerë kanavacën me brisk. Hetimet e FBI çuan në hipotezën se nxitësi i vjedhjes ishte shefi i mafies Gaetano Badalamenti, i cili u përpoq të merrte një shpërblim duke negociuar me Vatikanin.

“View of Auvers-sur-Oise”, Paul Cézanne

Në natën e Vitit të Ri 1999, në mesin e entuziazmit të festimeve për ardhjen e mijëvjeçarit të ri, vjedhja e fundit e artit kryhet në Muzeun Ashmolean në Oksford. Piktura e Cézanne kishte njw vlerë prej 3 milionë dollarësh.

“Marina”, Claude Monet

Ishte 24 shkurt 2006 kur katër burra të armatosur hynë në muzeun Chacara do Céu në Rio de Zhaneiro në ditën e parë të festimeve të famshme të karnavaleve. Atë ditë, Marina e famshme e Claude Monet u vodh së bashku me tre vepra të tjera arti nga artistë po aq të rëndësishëm si Dalí, Matisse dhe Picasso.

“Scheveningen beach before a storm”, Vincent Van Gogh

Dhjetor 2002, dy hajdutë hyjnë në Muzeun Vincent Van Gogh në Amsterdam dhe marrin kryeveprën e Van Gogh, “Scheveningen beach before a storm”, së bashku me një vepër tjetër.

“A Knight”, Frans van Mieris

Vepra e artit u vodh nga Galeria e Arteve e New South Wales në Sidnei në vitin 2007. Absurdi i kësaj vjedhjeje është se ajo u krye në mes të ditës gjatë orëve të hapjes së muzeut gjatë vizitave të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë