Një lloj ilaçi inovativ i quajtur “bllokues i gjeneve” që mban emrin Girosivan, është vendosur të përdoret për njerëzit që jetojnë me dhimbje gjymtuese. Ilaçi trajton porfirinë akute të përhershme, e cila është sëmundje gjenetike dhe mund t’i lërë njerëzit të paaftë për të lëvizur në mënyrë që të kenë një jetë normale.
Provat klinike kanë treguar se simptomat e rënda u ulën me 74% me ilaçin. Ndërsa porfiria është e rrallë, ekspertët thonë se ilaçi bllokues i gjeneve ka potencial për të revolucionarizuar mjekësinë.
Motrave Liz Gill dhe Sue Burrell iu është ndryshuar jeta të dyve me anë të ilaçit. Para trajtimit, Liz, kujton traumën e të jetuarit në “dhimbje totale” dhe ajo kaloi dy vjet e paralizuar në spital. Motra më e vogël Sue thotë se ajo “e humbi aftësinë për të lëvizur brenda natës”.
“Ishte e frikshme”, më thotë ajo.
Të dy u mësuan të merrnin qetësues të fuqishëm opioide çdo ditë, por edhe morfina nuk mund të bllokonte dhimbjen.
Bllokues i gjeneve
Bllokuesi i gjeneve arrin në shkakun rrënjësor të sëmundjes. Porfiria çon në grumbullimin e proteinave toksike në trup, që shkaktojnë dhimbje fizike. Ilaçi është prodhuar dule parë një sërë udhëzimesh gjenetike duke bllokuar proteinën që shkakton sëmundjen. Të dyja motrat kishin marrë terapinë si pjesë e një prove klinike dhe ende po marrin injeksione mujore.
“Dallimi është astronomik, ne nuk kemi më dhimbje,” tha Liz.

Instituti Kombëtar për Shëndetin dhe Përsosmërinë Klinike (NICE), i cili miraton ilaçet për përdorim në Angli, tha se terapia “do të përmirësonte cilësinë e jetës së njerëzve”.
David Rees, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Porfirit Akut në Spitalin King College, tha se të gjesh një ilaç që me të vërtetë transformon jetën e njerëzve është e jashtëzakonshme.
“Por nëse ne mund t’i kontrollojmë gjenet dhe t’i ndezim dhe fikim ato kur duam, atëherë pothuajse çdo gjë është e mundur në drejtim të trajtimit të sëmundjeve përfshirë Alzheimerin, kancerin dhe gjithçka tjetër,” tha Rees.
Bllokuesi i gjeneve është provuar të jetë efektivë në sëmundje të tjera të rralla gjenetike siç është amiloidoza. Aftësia e tij për të ndryshuar sesi funksionon ADN-ja në trupin e njeriut, pa e ndryshuar atë përgjithmonë, tashmë i ka dhënë efektet e saj.

Tara Moore, një profesoreshë e mjekësisë së personalizuar në Universitetin e Ulster, tha se bllokuesi i gjeneve kishte potencialin të ishte aq revolucionar sa kanë qenë antibiotikët.
Ajo tha se është një mjet shumë i fuqishëm, është me të vërtetë fenomenal.
“Nuk ka asgjë më të mirë se sa një medikament që synon trajtimin e një sërë sëmundjeve të ndryshme nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare deri te problemet e kolesterolit”,shtoi Moore.
Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



