Një persona është prangosur nga policia e Durrësit teksa po transportonte brenda me makinë dy mina me telekomandë.
Identiteti i personit të arrestuar mbetet ende i panjohur për shkak se operacioni i policisë është ende në zhvillim.
Minat me telekomandë janë kapur gjatë kontrolleve në makinën që po udhëtonte personi i ndaluar.
Dyshohet se policia është vënë në ndjekje të lëvizjeve të këtij shtetasi pas informacioneve të marra në rrugë operative për veprimtarinë e tij kriminale.
Ndërkohë, policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë “biznes”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




