Shkencë

Obeziteti, ekspertët gjejnë 14 gjene që shkaktojnë shtim në peshë

Shkencëtarët në Universitetin e Virxhinias, SHBA kanë identifikuar 14 gjene që mund të shkaktojnë obezitet dhe 3 gjene që janë në gjendje ta parandalojnë atë. Studimi, i botuar në revistën “PLOS Genetics”, hap derën për trajtime për të luftuar atë që është kthyer në një pandemi globale, obezitetin dhe vjen nga dietat me kalori të lartë dhe stili i jetesës.
Qindra variante gjenetike janë njohur prej kohësh që kanë më shumë gjasa të identifikohen tek individët obezë ose individët me sëmundje të tjera, por ekspertët nuk janë të sigurt. Një pasiguri e tillë ka qenë gjithmonë një nga pengesat kryesore me të cilat gjenomika është përballur për të identifikuar objektivat për trajtimin e obezitetit.
Për të zbuluar se cilat gjene promovojnë ose parandalojnë shtimin në peshë, studiuesit iu drejtuan krimbave të njohur si C.elegans. Këto, të pranishme në bimësinë e kalbur, kanë mbi 70% të gjeneve njerëzore dhe bëhen obezë nëse ushqehen me sasi të tepërta të sheqerit. Duke përdorur krimbat në fjalë, ekipi ekzaminoi saktësisht 293 gjene dhe zhvilloi një model për obezitetin tek krimbat.
Ky model i obezitetit, i shoqëruar me testimin e mbikëqyrur, ishte i rëndësishëm në identifikimin e 14 gjeneve që shkaktojnë shtim në peshë dhe tre që, anasjelltas, e parandalojnë atë. Bllokimi i veprimit të këtyre të fundit gjithashtu lejoi që krimbat të jetojnë më gjatë dhe të kenë funksion më të mirë neuro-lokomotor. Këto janë përfitimet që zhvilluesit e ilaçeve shpresojnë të marrin nga ilaçet kundër mbipeshes.
Më vonë u zbulua se anulimi i veprimit të njërit prej këtyre gjeneve gjithashtu përmirësoi ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe uli nivelet e sheqerit në gjak.
Pavarësisht rezultateve të shkëlqyera, shkencëtarët thonë se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Tani më shumë se kurrë, nevojiten terapi adekuate për të zvogëluar pasojat e obezitetit tek pacientët dhe në sistemin e kujdesit shëndetësor.
Burimi:Il Giornale/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë