Kafenetë letrare janë të njohura historikisht për frymëzimin e artistëve dhe shkrimtarëve. Ata shërbejnë për krijuesit si një hapësirë takimi për të diskutuar dhe ndarë idetë e tyre.
Kur i referohemi kafesë tipike, ka disa rituale shoqërore që krijojnë një atmosferë shumë të veçantë. Kafeneja është një vend unik ku takohemi dhe shoqërohemi, flasim për dëshirat, ëndrrat, idetë tona. Një vend ku mund të lexojmë diçka ose thjesht të pimë një filxhan kafe në vetmi. Në vende si këto lindin histori, poezia merr jetë dhe personazhet fillojnë të jetojnë në imagjinatën e shkrimtarëve.
6 kafenetë letrare më të pëlqyera nga shkrimtarët e mëdhenj
Ja cilat janë kafenetë letrare, sipas HuffingtonPost ku shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave kanë gjetur atmosferën e duhur për të shkruar dhe shfaqur gjeniun e tyre.
Café de la Rotonde
Në Paris – Muzika xhaz dhe një atmosferë bohemike e karakterizojnë këtë vend të dashur nga autorët e kalibrit si Henri Matisse dhe Pablo Picasso, të cilët ndaleshin në këtë vend të mrekullueshëm për një kafe pasdite ose një koktej në mbrëmje. Reputacioni i kafenesë u forcua edhe më shumë kur vetë Hemingway shkroi për këtë vend në romanin e tij të parë. Me kalimin e kohës, vendi është rritur, por është ende e mundur të uleni jashtë, të shikoni ardhjet dhe daljet e parizianëve të modës dhe të ndiheni të frymëzuar siç ishin dikur.
Vesuvio Cafe
Në San Francisko – Fama e klubit erdhi në 1955, kur Neal Cassady, jeta e të cilit frymëzoi personazhin e Dean Moriarty në “On the Road”, u ndal këtu. Menjëherë pas kësaj, lokali u bë edhe kafeneja e preferuar e shumë autorëve të tjerë si Jack Kerouac, Allen Ginsberg dhe Dylan Thomas. Për t’u bërë homazh këtyre emrave të mëdhenj në letërsi, çdo pije ka emrin e një artisti, për shembull Jack Kerouac është një lëng i shijshëm portokalli dhe boronice i përzier me rum dhe tequila!
Antico Caffè Greco
Në Romë – Kjo është kafeneja më e vjetër në Romë, fama e saj është legjendare dhe thuhet se ajo madje u hap në 1760. Pak hapa larg nga ky lokal jetonte John Keats dhe shpesh bënte një ndalesë fikse këtu. Mijëra turistë vizitojnë kafenenë dhe shtëpinë e supozuar të shkrimtarit çdo ditë. Kur Lord Bajroni dhe Percy Shelley mbërritën, ata nuk bënë asgjë tjetër përveçse e rritën famën e tij.
The Eagle and Child
Në Oksford – Kjo tavernë e vitit 1650 u quajt edhe “Zogu dhe Foshnja” nga të mëdhenjtë e letërsisë që frekuentonin ambientet e saj. Këtu, shkrimtarë të tillë si J.R.R. Tolkien dhe C.S. Lewis u mblodhën, diskutuan dhe pinë birrat më të mira në Angli. Tani kushdo që shkon gjithashtu mund të provojë pjata të përzemërta me derr të shijshëm ose salcice.
Grand Café
Në Oslo – E vendosur brenda kompleksit më të madh të Hotelit të Madh në Oslo, Kafeneja u hap në 1874, kur qyteti ishte ende i njohur si Kristiania, për nder të Mbretit Christian IV. Henrik Ibsen dikur kishte drekuar këtu, puna e të cilit “Shtëpia e Kukullave” vinte në dyshim rolet seksuale dhe normat e martesës të shekullit të 19-të. Kafeneja është ende destinacioni i shumë intelektualëve të botës, veçanërisht gjatë ceremonisë vjetore për dhënien e Çmimit Nobel për Paqen.
Carousel Bar
Në New Orleans – Themeluar në 1886, Hotel Monteleone ka qenë gjithmonë një pikë e ndritshme në Vieux Carré, lagjja elegante franceze e New Orleans, dhe ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e shumë shkrimtarëve jugorë përfshirë Ernest Hemingëay, por edhe Tennessee Williams dhe William Faulkner. Në ditët e sotme vendi është ende një pikë e nxehtë për takime letrare, pasi thonë se është një nga vendet e preferuara të John Grisham dhe Stephen Ambrose! Për ata që duan të shkojnë: nëse pasi jeni ulur në bar porositni një pije dhe do t’ju rrotullohet koka, mbani mend se nuk është shumë alkool, por Carousel Bar rrotullues!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



