Njerez

Një japonez, turisti i parë në Hënë

Njeriu i parë që do të vërtitet rreth Hënës, jo me ndonjë mision shkencor, por si turist do të jetë një japonez. SpaceX, kompania e Elon Musk ka bërë publik identitetin e miliarderit që ka prenotuar biletën e parë të udhëtimit.

Bëhet fjalë për miliarderin japonez Yusaku Maezawa, 42-vjeç. “Unë zgjodha që të shkoj në Hënë”, konfirmoi vetë ai përmes rrjeteve sociale.

Fluturimi është vendosur që të realizohet në vitin 2023 përmes sistemi Big Falcon Rocket, i prezantuar nga Elon Musk që në vitin 2016.

Por, ajo që nuk është ndërtuar ende është anija përmes të cilës do të realizohet udhëtimi në atë që njihet si “trajektorja e sigurtë e Hënës”. Në këtë trajektore mundësitë për ndonjë tragjedi janë të pakta dhe respektimi i përpiktë i koordinatave të saj lehtëson rikthimin në Tokë, përveç aventurës në vëzhgimin e Hënës.

https://twitter.com/elonmusk/status/1041880316657336320

Vetë Elon Musk thotë se misioni turistik nuk është 100 për qind i sigurtë, por Yusaku Maezawa do të nisë së shpejti trajnimin e nevojshëm që do ta kualifikojë për një udhëtim të tillë.

Nëse udhëtimi realizohet, Maezawa bëhet njeriu i parë joamerikan që shkon në Hënë. Deri më tani kanë shkuar 24 persona, që të gjithë amerikanë të misionit të famshëm Apollo 17, nga të cilët 12, të udhëhequr nga Neil Armstrong zbritën në sipërfaqen e Hënës dhe 12 të tjerë qëndruan në bordin e anijes Apollo 17.

https://twitter.com/yousuck2020/status/1041868256464654336

Edhe miliarderi japonez 42-vjeçar nuk do të zbresë në Hënë, por do të jetë “komandanti” i turit përreth saj. Maezawa thotë se do të ftojë në këtë udhëtim 6 deri në 8 artistë të fushave të ndryshme.

“Do t’i kërkoj gjithsecilit prej tyre që të krijojnë nga diçka dhe shpresoj që ky udhëtim ti  frymëzojë edhe më shumë”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë