Shkencë

Matematicienët zbulojnë se muzika mund të ‘infektojë’ njësoj si viruset

Muzika pop shpesh përshkruhet si tërheqëse, por duket se vërtet mund t’i infektoni miqtë me shijen tuaj të muzikës. Modeli i shkarkimeve të muzikës pas publikimit të tyre duket se i ngjan shumë kthesave epidemike për sëmundjet infektive dhe electronica duket se është zhanri më infektiv nga të gjitha. Dora Rosati, autore kryesore e studimit e diplomuar në matematikë dhe statistika në Universitetin McMaster në Ontario, Kanada së bashku me kolegët, pyeti veten nëse ata mund të mësojnë diçka rreth asaj se si këngët bëhen të njohura duke përdorur mjete matematikore që zakonisht aplikohen për të studiuar përhapjen e sëmundjet infektive.
Ekipi iu drejtua një baze të dhënash prej pothuajse 1.4 miliardë shkarkimesh të këngëve. Duke u përqendruar në 1.000 këngët më të mira të shkarkuara në Mbretërinë e Bashkuar midis 2007 dhe 2014, ata matën sa mirë një model standard i sëmundjes epidemike, i quajtur modeli SIR u përshtat me trendet në shkarkimet e këngëve me kalimin e kohës.
Hulumtimi, i botuar në revistën “Mathematical and Physical Sciences, zbuloi se modeli u krye po aq mirë kur përshkruante trendet e shkarkimit të këngëve, ashtu siç bëri kur përshkruante përhapjen e një sëmundjeje në popullatë.
Rosati tha se kjo nënkupton që shumë procese shoqërore që nxisin përhapjen e sëmundjes, gjithashtu mund të jenë shtytës të përhapjes së këngëve. Më konkretisht, ajo mbështet idenë se muzika dhe sëmundjet infektive varen nga lidhjet shoqërore për t’u përhapur në popullata.

Thomas Rawson, një modelues i sëmundjeve në Kolegjin “Imperial” në Londër tha se diçka ka kuptim sepse edhe kënga mund të përhapet si sëmundja. Dallimi kryesor është se ka më shumë mënyra që muzika të përhapet. Ekipi i Rosatit gjithashtu llogariti numrin bazë të riprodhimit (R0) një vlerësim i aftësisë së sëmundjes për t’u përhapur, duke supozuar se popullsia ka zero imunitet përmes infeksionit ose vaksinimit, për zhanre të ndryshme muzikore. Edhe pse kjo ndryshonte ndjeshëm brenda zhanreve, ata zbuluan se muzika klasike dhe metalike kishin rezultatet mesatare më të ulta R0 në 2.8 dhe 3.7. Muzika pop ishte më e transmetueshme, por u tejkalua shumë nga zhanre të tilla si rock dhe hip-hop, ndërsa electronica kishte R0 më të lartë 37. Kjo e bën atë afërsisht 190 herë më të transmetueshme se fruthi, e cila ka një R0 prej rreth 18. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që shkarkohen më shumë këngë elektronike; përkundrazi rezulton në përhapje më të shpejtë përmes popullatës së fansave.
Ekspertët thonë se normat e transmetimit gjithashtu mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Ata shtojnë se nëse popullariteti i këngës vërtet nxitet nga të njëjtat procese ngjitëse si sëmundjet, atëherë kjo do të vlejë si një mënyrë e re për të përhapur sa më shumë këngët.
“Në të njëjtën mënyrë si ne tani mund të përdorim modele matematikore të përhapjes së sëmundjes për të mësuar gjëra të tilla si koha mesatare e infektimit të një individi, shtrirja e një pandemie ose kohëzgjatja e saj,” përfundon Rosati.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë