Menaxhim

Polonia duhet t’i paguajë BE-së 500 mijë euro në ditë për përdorimin e qymyrit

Polonia duhet t’i paguajë Brukselit 500.000 euro në ditë për dështimin e saj për të mbyllur një minierë qymyri në kufirin Poloni-Çeki, me vendim të Gjykatës Europiane të Drejtësisë (GJED).

Në maj 2021, GJED urdhëroi Varshavën të ndalonte nxjerrjen e qymyrit ngjyrë kafe. Këtë të hënë, Gjykata tha se Polonia duhet t’i paguajë Komisionit Europian një gjobë ditore prej gjysmë milioni euro pasi dështoi të ndërpresë aktivitetet.

Miniera Turoë ndodhet në jug-lindje të Polonisë, afër kufirit me Republikën Çeke dhe Gjermaninë. Ka qenë subjekt i mosmarrëveshjes midis Varshavës dhe Pragës, me këtë të fundit që ankohet se po dëmton komunitetet përtej kufirit.

Në janar, qyteti gjerman Zittau, e çoi Poloninë në të njëjtën gjykatë me të njëjtat arsye. Qeveria Çeke e paraqiti kërkesën pasi bisedimet me Varshavën nuk ishin përfundimtare.

Polonia, e cila mbështetet në qymyr për nevojat e saj energjetike, injoroi urdhrin e mëparshëm nga GJED për të ndaluar aktivitetet në minierë dhe në vend të kësaj shpresonte të arrinte një marrëveshje me shtetet fqinje.

Kompania shtetërore e energjisë PGE Group kishte kundërshtuar kërkesën nga Republika Çeke, duke argumentuar se do të duheshin vite për të hequr qymyrin e zi në përputhje me politikat e BE-së për klimën. Ministria e Klimës e vendit në prill zgjati një koncesion minerar për Turoë deri në vitin 2044.

Planifikimi për t’iu përmbajtur minierave të qymyrit përtej vitit 2030 do të thotë që rajoni polak rreth Turoë do të humbasë një pjesë të fondit të BE -së “Just Transition” prej 17.5 miliardë eurosh, i cili mbështet vendet që largohen nga prodhimi i qymyrit.

GJED tani ka urdhëruar Poloninë të paguajë dënimin ditor derisa të jetë në përputhje me urdhrin e përkohshëm të gjykatës. Polonia gjeneron rreth 70% të energjisë elektrike nga qymyri dhe ishte i vetmi vend i BE -së në vitin 2019 që nuk u angazhua për qëllimin e uljes së emetimeve neto të gazit serrë të bllokut në zero deri në vitin 2050.

Burimi:Euronews/Përshtati:Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë