Aktiviteti prodhues është rikuperuar ndjeshëm në tremujorin e dytë 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku gjithçka ishte e bllokuar nga karantina.
Sipas INSTAT, prodhuesit e të mirave, që përfshijnë aktivitetet ekonomike Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, shënuan rritje dy shifrore janë rritur përgjithësisht me 50%.
Në kontrast me rritjen e indeksit të shitjeve, punësimi në disa raste ka shënuar rënie, si në aktivitetin e “Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve” (-5.1%) apo “Energji elektrike, Gaz, Avull” (-2.2).
Industria është rritur ndjeshëm me 54%
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje me 46.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndërsa Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi gjithashtu rritje, por më të lehtë, me 3,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.
Indeksi i fondit të pagave shënoi u rrit me 18.2 % në krahasim me vitin 2020.

Energji elektrike, Gaz, Avull
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 64.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare ndërsa Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje me 69.0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritje shënoi gjithashtu edhe Indeksi i numrit të të punësuarve me 5.9% ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie me 2.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve
Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e dytë 2021, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 45.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare bashkë me Indeksin e prodhimit në volum i cili po aashënoi rritje 31,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie me 5.1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërtimi vijon zgjerimin
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 32.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndërsa Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje me 32.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithashtu indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje me 4.1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




