“Dy vajzat e mia i laja, u ndërroja pelenat, luaja. Pra, i rrita dhe u rrita bashkë me to. Pastaj, një ditë të bukur në horizont shfaqet një tr…, që me një buzëqeshje prej ylli hollivudian të përshëndet (tr…janë gjithmonë të edukuar). Të falenderon për bashkëpunimin, të merr vajzën për dore dhe largohet”.
Me këto fjalë përshkruan ndjesinë e babait një prind italian i dy vajzave, që rrëfen se sa e vështirë është për baballarët që të lënë të lira vajzat e tyre, të pranojnë dashurinë e tyre, pavarësinë e tyre. pranojnë realitetin e ri.
“Ti çmendesh! Sheh pas që ato kohë idilike kur ishe ti në qendër të shikimit të vajzës tënde kanë përfunduar, përgjithmonë. Mundohesh të bindesh veten se është normale. E përsërit vazhdimisht që është normale i mbytur nga kujtimet e shumta.
Ç’është e vërteta duhej ta kisha kuptuar që kur ishin adoleshente që koha që më falenderonin gjithmonë po shkonte drejt fundit. Si shembull, kur shkoja t’i merrja para një diskoteke, ku ishte e lehtë që të dallojë baballarët e vajzave nga ata të djemve. Të parët prisnin jashtë makinave duke tymosur ndonjë cigare me padurim, të dytët qëndronin të qetë në makinë duke lexuar ndonjë gazetë.
Duhej ta kisha kuptuar edhe kur u thoja vajzave të mia me shaka, por edhe krejt serioz, që një vajzë e mbarë bën dashuri vetëm pas moshës 40-vjeçare dhe merrja pas një reagim habitor “Baba…”. Ngushëlloj veten me frazën pragmatike: bota rrotullohet, se në fund të fundit, edhe unë kam bërë të njëjtën gjë dhe i kam marrë vajzën në babai.
Kjo është e vërtetë, por sërish nuk më përputhet me terrenin e rrëshkitshëm e të panjohur të emocioneve, që lidhin një baba me vajzën e tij. E di që nuk do të më kuptojnë, as mamatë dhe as baballarët e djemve, por jam krenar që i përkas grupit të baballarëve të vajzave bashkë me kontradiktat e lidhjes baba-vajzë e anasjelltas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



