Një histori për subjekt filmash është kthyer ajo e një djali 6 vjeçar në Itali, Eitan.
Historia e tij fillon me një ngjarje të rëndë që ndodhi vetëm në maj të këtij viti, i vetmi i mbijetuar nga një aksident tragjik me teleferik.
Prindërit e Eitan Biran, vëllai i vogël dhe dy gjyshërit e tij ishin midis 14 personave të vrarë në aksident.
Por historia për të nuk mbaron këtu. Me vdekjen e prindërve të tij fillon edhe një betejë ligjore për kujdestarinë e tij nga familja e të atit dhe të emës.
6-vjeçari, pas aksidentit të rëndë kishte qëndruar me hallën e tij në Itali. Megjithatë familjarët e së ëmës në Izrael kanë kërkuar vazhdimisht kujdestarinë.
Familja e Eitan jetonte në Itali prej disa vitesh dhe hallës së tij, motra e të atit, (Aya Biran-Nirko) iu dha kujdestaria në qershor. Deri të shtunën e fundjavës së kaluar kur gjyshi i tij 58 vjeç, i dyshuari kryesor për rrëmbim fëmije, e mori nipin e tij (Eitan Biran) me vete në Izrael pasi e kishte marrë nga shtëpia e hallës ku jetonte për një takim të autorizuar nga vetë gjykatësi.
Gjyshi nga e ëma më një të kaluar të gjatë në ushtrinë izraelite, aktualisht konsulent për një kompani elektronike në vendin e tij, arriti ta merrte në një makinë me qira deri në Lugano, Zvicër, për tu nisur më pas me nipin e tij në një fluturim privat çarter për në Tel Aviv.
Djali 6 vjeçar ndërkohe kishte edhe pasaporte izraelite.
Autoritetet italiane kanë hapur çështje për rrëmbim, ndërsa autoritetet izraelite kanë konfirmuar mbërritjen e 6 vjeçarit në vend.
Halla e nënës së Eitan, Gali Peleg ndërkohë kishte paraqitur kërkesën për birësim në gusht, duke pretenduar se nipi i tyre po mbahej peng në Itali.
“Ne nuk e rrëmbyem Eitanin … e sollëm atë në shtëpi,” tha ajo për Radio Izraelin dhe pretendoi se prindërit e Eitan kishin dashur të ktheheshin në Izrael para së të ndodhte aksidenti tragjik
Halla nga babai i fëmijës, megjithatë, e përshkroi lajmin si “një tragjedi tjetër për Eitanin”, sipas gazetës italiane Corriere della Sera.
Ndërkohë, autoritetet italiane vijojnë ende hetimet për tragjedinë.
Gjyshja nga e ëma e 6 vjecarit në Izrael thotë se Eitan nuk ishte rrëmbyer dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e keqe
Sipas saj, fëmija po trajtohet në spitalin Sheba në Tel Aviv
“Për 4 muaj ata kanë penguar burrin tim Shmuel dhe mua që të konsultohemi me mjekët dhe psikologët”. “Tani ,– vijoi ajo, – ai po i nënshtrohet konsultimeve të plota mjekësore në Sheba, përfshirë një trajtim psikologjik që duhej bërë për ca kohësh dhe nuk është bërë “.
“Eitan është bota jonë dhe ne duam të jemi të sigurt se ai është mirë. E vetmja gjë që na intereson…Tani jam unë që kujdesem për të”
Ndërkohë Matteo Salvini është shprehur se është vërtet absurde që një fëmijë që ka vuajtur dhe ka humbur prindërit e tij të lejohet të rrëmbehet
”Është e qartë që në Itali ka një problem sigurie dhe kontrollesh… Shpresoj se do të gjendet një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur, falë marrëdhënieve të shkëlqyera që vendi ynë ka pasur gjithmonë me Izraelin”.
Pershtati ne shqip Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



