Indeksi i Çmimeve të Prodhimit regjistrohet në rritje prej 1.6 pikësh përqindje gjatë tremujorit të dytë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas Instat.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 14.4% vërehet tek “Industria nxjerrëse”, pasuar nga “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” me 1.5 %, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0.5%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, shënoi rritje me 1.4%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse”, me 10.2%, pasuar nga seksioni “Industri përpunuese” me 0.8%. Nga ana tjetër, seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe manaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” shënoi një ulje vjetore me 0.2%Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, indeksi shënoi rritje prej 4.0%. Rritja më e madhe e çmimeve prej 26.4% është shënuar në seksionin “Industri nxjerrëse”, nga ana tjetër seksioni “Industri Përpunuese shënoi një ulje me 1.1%.
Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e dytë të vitit 2021, arriti 101.3 pikë, duke shënuar një rritje me 1.7%, në krahasim me tremujorin e dytë 2020. Krahasuar me tremujorin e parë 2021 indeksi shënoi një rritje me 0.4%.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




