Nga dita e sotme kushdo që do të hyjë në Shqipëri duhet të ketë pasaportë vaksinimi, test PCR negativ ose do të karantinohet për 10 ditë. Kjo ka bërë që në të gjithë pikat kufitare të vendet të hapen pika testimi për ‘rapid test’ që i bëjnë vetëm disa kompani private dhe janë më të shtrenjtat në rajon dhe botë ku shkojnë deri në 25 euro. Lidhur me këtë fakt zëvëndes ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini në një intervistë për mediat ka thënë se janë 10 kompani në vend që kanë pasur aftësitë dhe kapacitetet për të plotësuar kriteret për të bërë një test PCR apo një test të shpejtë.
E pyetur pse testi i shpejt shkon deri në 25 euro, Tomini tha se çmimet janë të vendosura nga strukturat jopublike në bazë të legjislacionit në fuqi dhe rregullores së licencimit të tyre.
“Tarifat janë strukturat jopublike që e vendosin sipas legjislacionit në fuqi, vlerësimi i tarifave të tilla bazohet në rregulloren e licencimit të këtyre laboratorëve, ashtu si ka përvijuar edhe testi administrativ për t’u kryer nga laboratorët jopublikë ka përvijuar edhe për kryerjen e testit të shpejtë në pikat të caktuar qoftë edhe në pikat doganore. Laboratorët që janë certifikuara kanë aftësitë dhe kapacitetet teknike dhe kanë kaluar në sitën e kritereve të të gjithë indikatorëve që duhet të kryhen testet PCR apo testit i shpejtë”, tha Tomini.
Më tej zëvëndës ministrja shtoi se rritja e rasteve e të infektuarve për shkak se mbizotëron varianti Delta, ndërsa rritja e shtrimeve në spital çoi në hapjen e COVID 3. Ajo sqaroi se në COVID 3 do të shkojnë rastet që nuk janë agresive apo janë në fund të kurës së tyre ndaj COVID.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




