Art dhe Kulture

Flamenko, kërcimi që bashkon fizikun dhe emocionet është në rrezik zhdukje

Flamenko renditet ndër format më të famshme të artit në Spanjë.

Por në vendin e lindjes, ky zanat shekullor që bashkon fizikun elegant dhe emocionet e papërpunuara njerëzore është në rrezik zhdukjeje.

Vendet tradicionale ku kërcehet flamenko (që në Spanjë quhen tablaos), ku interpretuesit mbi një sipërfaqe druri  rrotullohen, këndojnë dhe kërcejnë, u goditën veçanërisht nga kufizimet dhe izolimi si pasojë e pandemisë.

Zakonisht në të tilla shfaqje spektatorët me interpretuesit mbeten afër njëri tjetrit si një mënyrë për të ruajtur një lidhje elektrike me audiencën, gjë që inkurajon improvizimin dhe e kthen flamenkon në një akt gati bashkëpunues.

Mjedisi unik që nxit flamenkon, megjithatë, paraqet sfida serioze në kohën e Covid-19.

Të mbyllur për periudha të gjata, shumica e këtyre ambienteve në Spanjë kanë mbetur bosh.

Sipas Juan Manuel del Rey, president i Shoqatës Spanjolle ku kërcehet flamenko, në mjedise të tilla punësohen 95% e valltarëve në Spanjë.

Para pandemisë, 50,000 shfaqje vjetore ishin flamenko. Sot ajo po humbet skenën e saj ndaj botës.

Për shkak se këto ambiente të posaçme nuk kanë një licencë specifike që i njeh ata si ofrues të kulturës, ata nuk morën as  mbështetjen e nevojshme nga qeveria spanjolle, duke i lënë të dyja palët si ata që kanë ambientet ashtu edhe interpretuesit e këtij vallëzimi unik të punojnë  për mbijetesë.

Disa vende janë hapur me kapacitet të kufizuar një ose dy net në javë, por shumë mbeten të mbyllura, madje disa prej tyre tashmë janë mbyllur përgjithmonë.

Nuk janë vetëm çështjet financiare që rrezikojnë të ardhmen e këtij vallëzimi.

Tablaos u krijuan për të sjellë audiencën dhe interpretuesit së bashku.

Të shohësh emocione të thella të mishëruara në muzikë dhe vallëzim është, për shumë njerëz, fuqia e flamenkos.

Në një epokë të pasigurisë globale, forma e artit mbetet aq e rëndësishme sa kurrë… nëse mund të gjejë një mënyrë për të mbijetuar.

Marrë nga BBC/ Përshtati në shqip; Gazeta “Si”  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë