Kur doktori i tha Nilufer Kurbanovas se ajo do të bëhej me djalë, ai priste bakshish për një lajm aq të mirë. Nuk e mori.
Kurbanova, ndryshe nga shumë gra gjeorgjiane, nuk beson se djemtë janë më të mirë se vajzat. Disa familje ndjejnë nevojën e të pasurit një djalë si trashëgimtar, por ajo mendon se këto janë gjepura.
Familjet tradicionale presin që djemtë të kujdesen për to kur të parët të plaken, ndërsa vajzat do të kujdesen për prindërit e bashkëshortit të saj.
Për shekuj të tërë, gjeorgjianët kanë preferuar djemtë. Kur Gjeorgjia ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, nga 1921 në 1991, drejtuesit komunistë të saj hoqën disa politika të vjetra seksiste, si psh rrëmbimi i nuses dhe i quanin gratë si të barabarta edhe nëse nuk e zbatonin gjithmonë idenë. Atëherë nuk kishte pajisje me ultratinguj, apo eko, që zbulonin gjininë e bebes në bark.
Kjo ndryshoi kur Bashkimi Sovjetik ra. Vlerat patriarkale u rikthyen dhe pajisjet eko u përhapën kudo. Shumë iu rikthyen Kishës ose familjes. Vlerat tradicionale, të kombinuara me teknologjinë moderne çuan në rritjen e aborteve të bebeve me gjini femërore. Hendeku gjinor i Gjeorgjisë po lëkundej. Në vitin 1991, mezi numëroheshin 105 djem për 100 vajza. Në vitin 2004 ishin 115 djem për 100 vajza.
Që atëherë, hendeku ka ardhur afër normalizimit. Për 5 vitet e shkuara është ulur në rreth 107. Në Azerbajxhan ku aborti selektiv është ende pjesë aktive e shoqërisë, është 114 dhe në Kinë 112.
Ka shumë faktorë që mund të shpjegojnë pse gjeorgjianët nisën të vlerësojnë përsëri bebet femra. Pas trazirave komuniste, paga e grave u rrit duke u dhënë atyre më shumë fuqi blerëse. Kjo e bëri më të lehtë për to të ngrenë krye mbi bashkëshortët e tyre nëse ata donin të abortonin beben vetëm pse ishte vajzë. Në mendjen e tyre filloi të ngulitej ideja se vajzat rriten dhe krijojnë të ardhura të sigurta dhe kështu mund të mbajnë prindërit kur të plaken.
Ndryshimet në nivelet e lindjeve gjithashtu ndikuan. Në 1990-n, një grua mesatare gjeorgjiane kishte 2.2 fëmijë. Kjo shifër ra në 1.6 në 2001-shin pasi kaosi ekonomik i bëri çiftet të ndihen të dyzuar për të ardhmen. Drejtuesi i Kishës Ortodokse në Gjeorgji u alarmua për shifrat, sa qe në vitin 2007 ai u betua se do të pagëzonte fëmijët e tretë apo të mëvonshëm të cdo çifti. Nëse kjo ndihmoi apo jo, niveli i lindjeve shkoi në 2.1 në vitin 2019.
Edhe nëse shoqëria rritet për t’u bërë më pak seksiste, gjeorgjianët duhet ende të përballen me paragjykimet e brezave të mëhershëm. Disa rajone po hasen me reduktim të nuseve dhe vitin që vjen, një djalë i lindur gjatë kohës më të errët të Gjeorgjisë do të mbushë 18- vjeç. Kush do të martohet, i duhet të emigrojë që të gjejë nuse.
Burimi: The Economist/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



