Prindërit e një foshnje shtatë muajshe e cila është bllokuar në Kabul thonë se po humbasin shpresën se do të jenë në gjendje ta marrin atë në Mbretërinë e Bashkuar.
Nëna e foshnjës, një shtetase afgane, udhëtoi në Afganistan në shtator të vitit të kaluar për të parë familjen.
Ajo thotë se humbi kartën e saj të identitetit në Mbretërinë e Bashkuar gjatë udhëtimit të saj dhe për shkak të kësaj, ajo nuk ishte në gjendje të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar para se të lindte fëmija. Partneri i saj u bashkua me të në dhjetor dhe vajza e tyre lindi në Kabul në janar.
Nënës, të cilën BBC nuk ja ka bërë emrin publik për të mbrojtur identitetin e saj, më vonë iu dha një vizë e cila i dha asaj 30 ditë për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për të aplikuar përsëri.
“Nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të ktheheshim në Mbretërinë e Bashkuar në maj për të mbajtur vizën në Mbretërinë e Bashkuar”, tregojnë prindërit të cilët thonë se u detyruan ta lënë fëmijën tek gjyshërit për shkak të atij problemi pasi fëmija nuk mund të udhëtonte pa pasaportë.
Nëna flet pak anglisht dhe kishte nevojë që babai i fëmijës të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar me të për të marrë dokumentet e saj.
Ata shpresuan të ktheheshin në Afganistan sapo të lëshohej dokumenti, por ngjarjet morën rrjedhë tjetër.
Atyre ju vonua pasaporta e foshnjës për 5 muaj. Tani që prindërit morën pasaportën e foshnjës së tyre të Mërkurën, nuk ka fluturime që operojnë brenda dhe jashtë Kabulit.
Foshnja mbetet në kujdesin e gjyshërve të saj.
“Unë jam ndarë nga foshnja ime për muaj të tërë, jam e humbur pa të pranë meje dhe ne po humbasim shpresën,” thotë nëna e foshnjës, e cila ndodhet në Londër.
Babai i foshnjës thotë se ata aplikuan për pasaportën e foshnjës në mars.
“Ajo ka ngecur në Afganistan për shkak të vonesës së pasaportës. Nëse pasaporta do të merrte më pak kohë, ajo do të kishte qenë këtu me ne”.
Forcat britanike dhe stafi i ambasadës u larguan nga Kabuli para se foshnja të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ata thanë që ajo nuk është ende britanike. Duhet të presësh derisa të vijë pasaporta e saj, pasi ajo të jetë zyrtarisht britanike, atëherë ne mund t’ju ndihmojmë”, tregon babai i vajzës.
Ekzistojnë gjithashtu shqetësime për sigurinë e gjyshërve të foshnjës për shkak të ndihmës që ata i kanë dhënë forcave britanike dhe amerikane që nga viti 2001. Familja nuk e ka lënë shtëpinë e tyre në Kabul që javën e kaluar nga frika e hakmarrjes nga talebanët.
“Ne ndihmuam Mbretërinë e Bashkuar kur ata erdhën në vendin tonë, tani kemi nevojë për ndihmë,” tha një anëtar i familjes.
Një deklaratë e Zyrës së Brendshme tha se Mbretëria e Bashkuar “do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundemi për të përmbushur detyrimin tonë ndaj shtetasve britanikë dhe afganëve të kualifikuar”.
Më shumë se 16,000 njerëz janë evakuuar nga Britania e Madhe nga Afganistani, shtoi ajo.
Në prill 2021, Mbretëria e Bashkuar këshilloi shtetasit britanikë në Afganistan të konsideronin largimin dhe më 6 gusht 2021 u bëri thirrje të gjithë atyre që ishin ende atje të largoheshin menjëherë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



