Ministria e Arsimit ka depozituar një kërkesë në Ministrinë e Financave për rreth 2 mld lekë fonde shtesë për digjitalizimin e mësimdhënies.
Digjitalizimi përfshin blerjen e pajisjeve elektronike si kompjuterë, laptopë dhe tableta me qëllim rritjen e standardit në mësimdhënie. Ky ka qenë një projekt pilot edhe në vitet e mëparshme, por kurrë nuk u realizua dhe gjatë pandemisë, kur nevoja për to ishte e madhe nga nxënësit që morën mësimet online. Ndonëse, qeveria shqiptare harxhoi 2.5 mln euro për digjitalizimin e shkollave.
Në vitin 2015 u përzgjodhën 60 shkolla për aplikuar metodën digjitale të mësimdhënies. Projekti u shtri 43 në zona të mëdha urbane dhe 17 shkolla në Njësi Administrative relativisht të vogla. Çdo shkollë pilot do të furnizohej me 2 laboratorë digjitale të cilët përfshinin projektor interaktiv, 40 tableta për nxënësit, 15 tableta për sallën e mësuesve dhe 3 laptop për mësuesit. Nga ky projekt do të përfitonin rreth 47.000 nxënës. Kërkesa tashmë është paraqitur në Ministrinë e Financave për ta marrë parasysh në hartimin e buxhetit afatmesëm 2022-2023.
Sipas një analize të Bankës Botërore për arsimin gjatë pandemisë, thuhet se aftësia e nxënësve shqiptarë rrezikon të kthehet aty ku ishte në vitin 2012, 10 vite pas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje