Libra

Një libër zbulon historinë e dashurisë mes ish-presidentit francez dhe studentes 19-vjeçare

Jeta personale e Fransua Mitterrand, ish-presidentit të madh francez nga viti 1981 në 1995-ën, kthehet në plan të parë. Në tetor, shtëpia botuese “Grasset”, do të botojë “Le dernier secret”, (Sekreti i fundit), një libër nga korrespondentja e “Le Monde Solenn de Royer”, që zbulon dashurinë e të moshuarit Mitterrand, për Claire, një studente 50 vjet më e re se ai.

“Në 1988, Claire u takua me Fransua Mitterrand, – lexohet në prezantimin e botuesit. – Ajo është studente për Drejtësi, ai është President i Republikës së Francës. Pesëdhjetë vjet jetë i ndajnë ata. Ata dashurohen dhe takohen në fshehtësi, deri në fund, në vitin 1996. Kështu zbulohet sekreti i fundit i presidentit të madh”.

Bashkëshortja Danielle dhe ish-presidenti francez, Fransua Mitterrand

Libri përshkruan personazhe të kohës, dreka në Pallatin Elysée, shëtitje përgjatë lumit Senna. “Dhe në të njëjtën kohë, është historia e një dashurie dhe historia e një mbretërie”, – thotë botuesi.

Deri tani, historia e dashurisë paralele më të njohur të Mitterrand me martesën e tij, ishte ajo me Anne Pingeot, kuratore në muzeun “Orsay”.

Anne Pingeot, dashuria e vetme e e jetës së Fransua Miterrand

Në tetor 2016, në 100-vjetorin e lindjes së ish-presidentit, në atë që do të kishte qenë dashuria e vetme e jetës së tij, Anne Pingeot kishte vendosur t’i besonte Gallimardit botimin e 1.218 letrave që Mitterrand filloi t’i dërgonte menjëherë pasi e takoi në vitin 1962 në Hossegor, në Atlantik, me pushime me prindërit. Ai ishte 47 vjeç (si dhe senator, kishte grua dhe fëmijë), ndërsa ajo as 19 vjeçe.

Fransua Miterrand me bashkëshorten e tij, Danielle Gouze

Në letrën e tij të fundit, të shkruar në vitin 1995, Mitterrand tani i mposhtur nga kanceri, i bën homazh “diellit të tij të ndritshëm grua-vajzë-lule-fruta”: “Ti ishe fati i jetës sime. Si të mos të dua akoma?”.

Fransua Mitterrand ishte i martuar me Danielle Gouze dhe kishte dy fëmijë. Presidenti bëri një jetë të dyfishtë të mbrojtur nga aparati shtetëror dhe Franca e dinte ekzistencën e vajzës së tyre sekrete, Mazarine Pingeot, tashmë 47 vjeçe, falë një fotografie të revistës “Paris Match” në nëntor 1994, duke lënë restorantin “Divellec” në Paris.

Mazarine Pingeot, vajza e Miterrand nga marrëdhënia me te dashurën e tij, Anne Pingeot

Dy vjet më vonë, një imazh tjetër mbeti i famshëm: dy gratë marrin pjesë në funeralin e Mitterrand. Danielle, me të cilën ishte martuar 50 vjet më parë dhe Anne Pingeot. Dashuritë e Mitterrand gjithmonë kanë ngjallur shumë interes, edhe sepse u mbajtën të fshehura sa më shumë.

Presidenti socialist u pajtua me moralin borgjez, duke shfaqur një familje zyrtare dhe duke mbajtur një tjetër në hije, falë edhe mjeteve të shtetit (shërbimet inteligjente ishin padyshim të vetëdijshme për sekretin, të gatshme për ta respektuar atë dhe gjithashtu për ta bërë të mundur atë dashuri, duke e shoqëruar presidentin në shtëpinë e Anne Pingeot).

Danielle Mitterrand, Jean-Christophe Mitterrand, Mazarine Pingeot, Anne Pingeot dhe Gilbert Mitterrand marrin pjesë në funeralin e François Mitterrand, më 11 janar 1996, në Jarnac

Dihej që gruaja e tij Danielle dhe e dashura Anne nuk ishin gratë e vetme në jetën e Mitterrand. Sekreti i fundit, megjithatë, zbulon një dashuri që e shoqëroi presidentin deri në vdekjen e tij në vitin 1996, kur Danielle dhe Anne “alternoheshin” pranë krevatit të tij në apartamentin numër 9 në “Avenue Frédéric-Le-Play”, pranë Kullës Eifel.

Mazarine dhe Anne Pingeot në funeralin e Fransua Mitterrand në vitin 1996

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë