Sociale

Ulen testimet dhe numri i infektimeve, por rriten vdekjet, 486 raste të reja dhe tre humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit janë  kryer 4,532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 486 qytetarë.

Numri më i madh i rasteve është në Tiranë, pastaj vijon me Vlorën, Durrësin, Fierin dhe Lezhën.

Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre qytetare: një qytetare 63 vjeç nga Elbasani, një 80 vjeçare nga Berati dhe një 92 vjeçare nga Vlora.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë