Papa Françesku zbuloi se në operacionin e tij të fundit për zorrën e trashë “një infermiere i shpëtoi jetën” dhe se kjo është hera e dytë që i ndodh.
Papa e tha këtë në një intervistë për një radio spanjolle “Cope” e cila do të transmetohet të mërkurën e ardhshme.
Në një fragment të shkurtër nga intervista e transmetuar të hënën, Papa dëgjohet duke bërë shaka për shëndetin e tij duke iu përgjigjur – pyetjes “Si jeni?” – “Ende gjallë” dhe thotë: “Një infermiere më shpëtoi jetën, një burrë me shumë përvojë. Është hera e dytë në jetën time që një infermier më shpëton jetën. E para ishte në vitin 1957”
Papa 84-vjeçar u operua më 4 korrik në Poliklinikën Gemelli për një pjesë të zorrës së trashë që iu hoq, duke qëndruar në spital për 10 ditë.
Në daljen e tij të fundit, Papa, i cili më 12 shtator do të ndërmarrë një udhëtim katër ditor në Budapest dhe Sllovaki, është shfaqur plotësisht i shëruar, edhe pse në audiencën e së premtes së kaluar ai e filloi fjalimin duke kërkuar falje pasi nuk ishte në gjendje që të fliste në këmbë. “Unë jam ende në periudhën pas operacionit dhe duhet ta mbaj fjalimin ulur. Më falni”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



