Në Teksas, Caleb Wallace, një nga organizatorët e lëvizjes kundër maskave dhe masave shëndetësore antiCOVID, vdiq nga COVID në moshën 30 vjeç një muaj pasi u shtrua në spital, raporton “The Guardian”.
Caleb Wallace ishte babai i tre vajzave dhe gruaja e tij priste fëmijën e katërt.
Jessica Wallace shpjegoi se burri i saj filloi të shfaqte simptoma në 26 korrik, por refuzoi të testohej ose të shkonte në spital.
Korrikun e kaluar, burri ishte në krye të një demonstrate kundër vendosjes me detyrim të maskës, marshimit “The San Angelo Freedom Defenders”.
Dhe pak më shumë se një muaj më parë ai kishte filluar të kishte shenjat e para të Covid-19.
Në fillim ai madje refuzoi kujdesin shëndetësor në shtëpi dhe u mjaftua me marrjen e vitaminës C dhe një aspirine.
Megjithatë, më 30 korrik, u pa e nevojshme ta transportonin atë në spital.
Gruaja e tij pothuajse në fund të shtatzënisë së saj të katërt, pas vdekjes së burrit të saj deklaroi se ai ishte një njeri i mirë dhe një baba i shkëlqyer.
Ajo gjithashtu kërkoi falje për ata që mund të jenë prekur ose ofenduar nga deklaratat e burrit të saj, edhe pse të njëjtët njerëz shpesh i kishin uruar atij vdekjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



