Një pjesë e qytetarëve afganë të mbërritur ditët e fundit në vendin tonë, kanë nisur përpjekjet për t’u ambientuar me jetën ë re. Të ndarë mes Durrësit dhe Tiranës, një pjesë e tyre janë komoduar në ambientet e Qytetit Studenti.
Mësohet se 288 prej tyre janë akomoduar përkohësisht në godinat ku qëndrojnë studentë nga e gjithë Shqipëria në kryeqytet. Madje Qyteti Studenti këtë të diel, kishte marrë një pamje ndryshe.
Duket se fëmijët afganë po ambientohen me ambientet e reja dhe janë përfshirë në lojëra dhe aktiviteteve argëtuese. Ndërsa burrat qëndrojnë të ulur, femrat afgane në moshë disi të re, kanë tentuar të “thyejnë” edhe gardhin policor për t’u njohur edhe më shumë me Tiranën.
Shumica mes afganëve, janë veprimtarë të shoqërisë civile, mësues e gazetarë, të cilët janë shprehur se qëndrimi në Shqipëri do të jetë i përkohshëm për t’u drejtuar më pas në SHBA.
Në ditët në vijim, pritet që Shqipëria të presë ë tjerë afganë të cilëve u është ofruar statusi i mbrojtjes së përkohshme. Deri tani, kanë mbërritur 457 shtetas nga Afganistani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

























