Komisioni i Prokurimit Publik ka nisur publikimin periodik të ankesave dhe vetëm për korrikun janë raport 76 të tilla.
Sipas KPP-së, të gjitha ankesat lidhen me procedurat e prokurimit në fazën teknike të tenderave.
Mbi 57% e ankesave janë për kushtet që paracaktohen në tendera, pasi sipas ankimuesve ato hartohen në një mënyrë favorizuese apo penalizuese sipas operatorëve në konkurrim.
33% e ankesave janë të lidhura me vlerësimin e ofertave për mënyrën se si autoritetet kontraktuese kanë përllogaritur pikët dhe kanë nxjerrë fitues një ofertë.
8% e ankesave janë për tenderat për punë publike.
Tirana ka numrin më të lartë të ankesave, 51. Durrësi i dyti me 9 dhe Fieri i treti me 6.
Komisioni i Prokurimit Publik ka refuzuar 51% të të ankesave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje