Super jahtet e miliarderëve në botë këto ditë janë parkuar në Mesdhe.
E etur për të rimëkëmbur sektorin turistik dhe për të konkurruar Greqinë dhe Spanjën, Italia ka tërhequr të gjithë jahtet luksozë pranë territoreve të veta.
Për pesë ditë, sipas Bloomberg, në Itali kanë shkuar 228 super jahte. 20 më shumë se viti i shkuar. Greqinë e vizituan 60 më shumë këtë vit, ndërsa SHBA-ja është më mbrapa me numrat krahasuar me vitin 2020.
Surpriza e këtij viti ishte Mali i Zi, i vizituar nga 17 super jahte. Në rajonin e Mesdheut po punohet për krijimin e alternativave të reja për super jahtet, siç janë Shqipëria dhe Kroacia.
Në brigjet e Mesdheut momentalisht po pushojnë të famshëm si Kendall Jenner, Paris Hilton etj.
Burimi:Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.