Shkencë

Testi që do të zbulojë herët Alzheimerin

Testimi për disa proteina inflamatore të lidhura me sistemin nervor dhe imunitar do të ndihmojë në diagnostikimin e fillimit dhe përparimit të hershëm të sëmundjes Alzheimer, sipas një studimi të Universiteti Rutgers në Nju Xhersi,SHBA
Studimi, i botuar në revistën “Nature Communications”, analizoi 15 proteina të lëngut cerebrospinal të lidhura me qelizat në sistemin nervor dhe imunitar tek 382 pjesëmarrës. Studiuesit zbuluan se një grup i proteinave binin ngadalë tek pacientët me Alzhemier, ndërsa një proteinë tjetër e quajtur TREM2 ishte e ishte e lartë.
Edhe pse shkencëtarët kanë qenë në gjendje të diagnostikojnë sëmundjen për shumë vite, ata nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë kur njerëzit me simptomat më të hershme njohëse mund të tregojnë se sëmundja po përparon. Studiuesit thonë se ky është studimi i parë që siguron një pasqyrë se si përparon sëmundja e Alzheimerit, e cila mund të gjendet lehtësisht në kushte klinike. Për shumë familje, të dish nëse kanë një formë të ngadaltë ose të shpejtë të sëmundjes do të ndihmojë më mirë në trajtimin e tyre.
“Për shumë vite, aftësia për të identifikuar përparimin më të ngadaltë ose më të shpejtë të sëmundjes së Alzheimerit i shpëtoi komunitetit mjekësor. Shpresojmë që studimi ynë do t’u sigurojë shumë familjeve lehtësinë dhe aftësinë për të bërë plane të caktuara për të dashurit e tyre dhe për të sjellë pak barazi kur i nënshtrohen testeve gjatë diagnostikimit fillestar të sëmundjes,” tha William Hu, shef i neurologjisë njohëse në Shkollën Mjekësore Rutgers Robert Ëood Johnson.
Studiuesit thonë se testimi për Alzheimer dhe këto proteina inflamatore nga një procedurë e vetme e lëngut kurrizor do të eliminojë rutinat e panevojshme të testimit që kalojnë shumë pacientë me Alzheimer./Medical Press/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë