Ne rrjet

Droga po ‘rrit’ viktima dhe kriminelë të rinj shqiptarë

Nga Anila Hoxha – Nesër, në orën 11:00 përpara Gjykatës së Vlorës, del për t’u njohur me akuzën e “vrasjes me paramendim”, vrasësi i Xhuljan Bullarit,një i ri që dy vitet e fundit të jetës i kaloi midis burgut, ëndrrës e planeve për t’u larguar në Gjermani dhe papunësisë.

Ishte 25 vjeç  dhe mbrëmja e fundit e jetës së tij kalon shkurtimisht si një film bardhë e zi, treguar nga kamerat e sigurisë tanimë të sekuestruara si prova.

 I riu e mori vrasësin e tij si pasagjer  pranë një parkimi afër drejtorisë së Policisë Tiranë, sëbashku me të shfaqet teksa po udhëton me mjetin Fiat Punto drejt vdekjes, me vdekjen në makinë edhe në kamerat e  qytetit të Lushnjes , kapërcen  rotondon e Vlorës, hyn në muzg  rreth orës 19.54 me drejtim “Transballkaniken” .

Me pas, 1 orë më vone ai shfaqet kur kalon pranë nje pikë karburanti në Qafë Babicë, sa afër vdekjes që është , por ai nuk e di . Ai po shkon drejt vendit të quajtur ” Lapidari”, ku pasagjeri që ai duhet ta kishte mik burgu  do ta qëlloje  me dy plumba me një pistoletë të llojit Tangofolio Giuseppe SRL Gardone Italy, e groposur më pas në shtëpine e tij.

 I dyshuari si vrasës i 25 vjeçarit është Bledar Selmanaj, nje 39 vjecar që u njoh dhe jetoi në të njëjtën qeli me viktimën dhe madje dhe u miqësuan së bashku. Viktima  e kishte lënë burgun me herët, ndërsa vrasësi i tij u lirua në datën 5 korrik 2021. Të dy së bashku u ritakuan jashtë burgut  dhe sipas rrëfimit të vrasësit ata hynë në tregti droge , një ngarkesë për të cilën i dyshuari si vrasës nderhyri tek ca miq të tij për t’ua shitur ca miqve të viktimës.

 Por nëse dëshmia e tij është apo jo e vërtetë do të duhet shumë pune dhe prova , veç qelizave dhe kamerave të sigurisë, mes tyre edhe konfirmimi nëse arma e varrosur në lagjen ” 15 Tetori”  është e njejta nga u kryen qitjet vdekjeprurëse.

 Por Selmanaj që dyshohet se mund ta ketë kryer krimin edhe nën efektin e droges apo për të vjedhur , çapitet në dëshmine e tij mes frazave që nuk shprehin asgjë tjetër përpos dramave që ndodhin me rininë tonë.

Ai thotë se negocioi për shitjen e 100 kilogramëve hashash të presuar që u shkëmbye në Elbasan. Ai thotë se miqtë e viktimës i paguan miqtë e tij me para false. Ai thotë se i kërkoi 3 mijë euro shokut të burgut. Ai thotë se sherri i drogës eshte vdekjeprurës. Pastaj ai thotë se nuk e vrau ai. Por një telefon qe ai e la në banese menjëherë mbas arratisjes  , referuar analizës së antenave  thonë të kundërtën, janë loguar në të njëjtat antena.

Derisa të dalin përgjigjjet e laboratorit të kriminalistikës nëse është apo jo ai vrasësi, Selmanaj mbetet i akuzuari kryesor dhe droga mbetet pista kryesore.

E njëjta droge që dërgon po asnjë dallim në qeli , të shoqëruar e të ndaluar dhjetra të rinj e të mitur me statusin “përdorues”.

Në Tiranë një plagë e re sociale vazhdon e hapur dhe padyshim nuk bëjnë dallim edhe qytetet e tjera. Jo vetëm femijë që rrahin prindërit dhe kërkojnë 5 mijë lekë të vjetra për një cigare hashash, gjithashtu mes tyre ka fëmijë gjyqtarësh , prokurorësh, ish shefash policie , shefash ,  mjekësh e biznesmenësh që kapen rastësisht me dozat e drogës qe mbillet në atdheun e tyre. Çështjet mos fillohen mbasi ata konsiderohen përdorues dhe sasirat janë të pakonsiderueshme . Parcelat në mal gjelbërojne me bindjen  se ato tonelata dërgohen larg, drejt një vendi tjetër që nuk është Shqipëria. 

Rast pas rasti monitorimi i Qendrës FOL tregoi se nga 1 nëntori 2020 , vetëm në kryeqytet u shoqëruan mbasi u konstatuan me drogë  640 të rinj dhe  adoleshentë  apo të mitur.  Prej tyre 191 u arrestuan.

A nuk duhet të shqetësohemi për rininë dhe të ardhmen tonë?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë