Një test gjaku që mund të përjashtojë pre-eklampsinë (një sëmundje që shkakton probleme në placentë pakëson ushqimin e fëmijës me gjak) tek gratë shtatzëna është krijuar nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Britaninë e Madhe. Ky test është i pari i këtij lloji në botë që përjashton gjendjen kërcënuese për jetën si për gratë shtatzëna ashtu edhe për foshnjat e tyre. Shpresohet se testi do të bëjë të mundur që mijëra gra të shmangin nevojën për qëndrime të gjata në spital dhe do të jetë një problem më pak për stafet shëndetësore.
Testi – i njohur si “testimi i faktorit të rritjes së placentës (PLGF)” tashmë është duke u përdorur në tre të katërtat e njësive të maternitetit në Angli.
Pre-eklampsia, e cila zakonisht ndodh vonë në shtatzëni, mund të jetë kërcënuese për jetën si për gratë shtatzëna ashtu edhe për foshnjat e tyre. Simptomat e hershme përfshijnë presionin e lartë të gjakut dhe rritjen e një proteinë të caktuar në urinën e nënës.
Drejtori klinik i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor për maternitetin dhe shëndetin e grave Matthew Jolly tha se pre-eklampsia është një gjendje kërcënuese për jetën për nënën dhe foshnjën nëse nuk trajtohet dhe kjo është arsyeja pse duhet marrë çdo masë paraprake e mundshme për ta parandaluar këtë gjendje.
“Kjo mënyrë e re e testimit do të thotë që ne mund ta përjashtojmë gjendjen në një mënyrë shumë më të shpejtë dhe më të lehtë,” shtoi ai.
Profesoresha e Obstetrikës, Jenny Myers në Universitetin e Mançesterit tha se testi duhet të përhapet në të gjithë botën se do të jetë shumë i vlefshëm për nënat e reja.
“Nëse testi i bazuar në PLGF është normal, atëherë ne mund të jemi të sigurt se pre-eklampsia nuk po zhvillohet gjatë 7-14 ditëve të ardhshme dhe të shmanget rreziku për të kaluar në pre-eklampsi,” shton ajo./The Independent/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



