Charlie Watts, bateristi legjendar dhe një nga themeluesit e Rolling Stones, u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare. Lajmi i trishtë u dha nga zëdhënësi i muzikantit, Bernard Doherty: “Me trishtim të jashtëzakonshëm ju njoftojmë për vdekjen e Charlie Watts-it tonë të dashur. Ai vdiq në mënyrë paqësore sot në një spital në Londër, i rrethuar nga familja e tij. Charlie ishte një burrë, baba dhe gjysh i dashur, dhe gjithashtu anëtar i Rolling Stones, një nga bateristët më të mëdhenj të brezit të tij. Ne kërkojmë me mirësi që privatësia e familjes së tij, anëtarëve të grupit dhe miqve të ngushtë të respektohet gjatë kësaj kohe të vështirë”.
Operacioni në zemër – Vdekja erdhi pas operacionit urgjent në zemër. Muzikanti kishte hequr dorë nga turneu i fundit i grupit të famshëm ditët e fundit, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij. Ai u zëvendësua nga Steve Jordan, një bashkëpunëtor i ngushtë i kitaristit të Stones Keith Richards për vite me radhë. “Për një herë dola jashtë kohës”, do të shprehej ai pasi njoftoi braktisjen e koncerteve të planifikuara në vjeshtë, një rifillim për grupin pas ndalimit të imponuar nga Covid. Heqja dorë u këshillua nga mjekët që kishin vendosur pushim absolut pas operacionit në zemër. Watts shtoi: “Unë jam duke punuar shumë për t’u rikthyer në formë të plotë, por sot me këshillat e ekspertëve pranova se kjo do të marrë ca kohë”.
I lindur në Londër më 2 qershor 1941, Charlie Watts u interesua kryesisht për xhazin dhe më pas vetëm më vonë për rock-un. Ai ishte i fundit që iu bashkua grupit origjinal Stones dhe për gati 60 vjet ai ishte elementi mbështetës thelbësor, metronoma e këngëve të Jagger dhe Richards. Jo një virtuoz, i kritikuar nga disa për këtë, kontributi i tij ishte i çmuar në thelbësinë e tij, me një talent që e dalloi atë nga shumë kolegë të tjerë. Ndër këngët që theksuan më shumë aftësitë e tij, duhet të përmendim “Paint It Black”, “Get Off of My Cloud”, “Tumbling Dice” dhe “Beast of Burden”. Në vitet tetëdhjetë ai ia hoqi vetes kënaqësinë për t’u kthyer në xhazin e tij të dashur duke bërë turne me një grup të madh.
Stil i pagabueshëm si baterist, stil i pagabueshëm edhe si njeri. Aspak në përputhje me moton “seks, drogë dhe rock’n’roll” të ndjekur në letër nga shokët e tij të grupit, ai kishte përjetuar vetëm një periudhë të vështirë për shkak të drogës, në mesin e viteve tetëdhjetë. Për stilin e jetës, besnikërinë martesore, mënyrën e veshjes ai ishte antiteza e rokut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


