Euro po qëndron pranë nivelit të saj më të ulët kundrejt dollarit, për të nëntin muaj, pasi investitorët besojnë se zona e euros do të mbajë norma më të ulëta interesi dhe do të ketë një rimëkëmbje më të ngadaltë ekonomike sesa SHBA.
Banka Qendrore Europiane ka treguar se synon të mbajë një politikë monetare të lirë pasi kështu mbështetet rimëkëmbja ekonomike e eurozonës.
Në të kundërt, zyrtarët e Bankës Federale kanë sinjalizuar se janë në rrugën e duhur për të filluar ndryshimin e politikave të tyre lidhur me obligacionet.
Kjo do të thotë që investitorët mund të paguhen më shumë për të mbajtur pasuritë në dollarë amerikanë, sesa në euro. Obligacionet qeveritare në Gjermani dhe disa vende të tjera tashmë kanë rendimente nën zero.
“Ideja është që ndërsa të gjitha bankat qendrore do të fillojnë të forcojnë politikën, por BQE do të renditet e fundit”,- tha Simon Harvey, analist i lartë i tregut të këmbimit valutor.
Euro ka rënë 3.9% kundrejt dollarit këtë vit dhe u tregtua rreth 1.1737 dollarë të martën.
Eurozona, e cila është përpjekur prej kohësh që të rrisë inflacionin, prap ka gjasa t’a shohë atë më vonë se SHBA-ja apo Mbretëria e Bashkuar.
Të dy vendet kanë një treg pune më fleksibël, gjë që e bën tregun e punës më konkurrues, duke i lejuar punëtorët të kërkojnë paga më të larta. Inflacioni i qëndrueshëm mund t’u japë bankave qendrore arsye që të rrisin normat e interesit më shpejt.
Gjithashtu presioni ndaj euros lidhet me rritjen në rastet e variantit Delta të Covid-19. Ndërsa rastet po rriten globalisht, disa vende aziatike po kthejnë masat për të kontrolluar virusin, të cilat kanë të ngjarë të pengojnë rritjen në rajon. Kjo ka të ngjarë të rëndojë mbi ekonomitë kryesore, të tilla si Gjermania, që kanë marrëdhënie të forta tregtare me Kinën.
“Nëse Kina po dobësohet, kjo do të ndihet në Gjermani”,-tha Jane Foley, shefe e strategjisë së këmbimit valutor në Rabobank. “Kjo është një arsye tjetër që BQE -ja do të mbajë më më të ulët normën e interesit për më gjatë.”
Fondet mbrojtëse kanë grumbulluar bastet që euro do të vazhdojë të dobësohet kundrejt dollarit amerikan, me baste pranë nivelit më të lartë të dollarit që nga marsi 2020.
Për të qenë të sigurt, disa analistë po vënë bast se euro mund të kthehet pasi oreksi global i rrezikut dhe shqetësimet mbi rritjen e ekonomisë globale të ulen. Vendet e Eurozonës janë ndër më të vaksinuarat në botë, duke ofruar një shenjë se rimëkëmbja ekonomike atje mund të vijë më shpejt se në kombet e tjera.
“Ky është vetëm një rivlerësim global i historisë optimiste që ka qenë dominuese në 2021, dhe kjo do të thotë që ne po shkojmë drejt fundit të Covid,” -tha Derek Halpenny, kreu i kërkimeve për tregjet globale në rajonin europian në Bankën MUFG.
“Normat e vaksinimit, nëse i shikoni vendet e Europës, ato janë të gjitha në krye të listës. Kjo do të ndihmojë, por ne kemi nevojë që ky rivlerësim i rritjes globale të ekonomisë të dalë para se të historia të kthehet në anën pozitive.”
Burimi: Wall Street Journal/Përshtati: Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




