Treg

Shpenzimet e Sigurimeve Shoqërore më të larta se të ardhurat. Të rinjtë zënë pjesën më të vogël të kontribuesve

Për 6-mujorin e parë të vitit 2021, Sigurimet Shoqërore në Shqipëri arkëtuan mbi 51 miliardë lekë, një rritje me 104% nga e njëjta periudhë e vitit 2020. Rreth 45 mld lekë kanë ardhur nga personat juridikë dhe fizikë dhe pjesa tjetër nga kontributet apo financimet e buxhetit të shtetit.

Shpenzimet e Sigurimeve Shoqërore për 6-mujorin e parë 2021 arritën në vlerën e rreth 64 mld lekë, nga të cilat pjesa më e madhe ka shkuar për “shpenzime përfitimi”, 58 mld. 

Numri i kontribuuesve në Sigurime ka ardhur në rritje në kategorinë e personave fizikë dhe juridikë, të vetëpunësuarëve në bujqësi, por është ulur kontributi i shtetit me 83%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Të siguruarit vullnetarisht vazhdojnë  ende të mbeten në numër shumë të vogël, me rënie edhe nga viti i shkuar.

Sipas ndarjes së subjekteve, kontribuesit në numër më të madh i përkasin firmave private, me 370.882 të tilla. Kontribuuesit më të mëdhenj nga buxheti i shtetit përcaktohen gratë në pension. 93% e të gjithë kontribuesëve në Sigurimet Shoqërore të 6-mujorit të parë 2021, janë urbanë, pjesa e më madhe e së cilës zihet nga pensionet e plota të pleqërisë. Ndarje në të cilën kryeson Tirana.

Kontributet nga të vetëpunësuarit në bujqësi arrijnë në vlerën e 930 mln lekëve, kur kryeson qyteti i Fierit, ndjekur nga Elbasani, me 14% dhe 13% respektivisht.

Kontribuesit në Sigurimin Vullnetar, u shtuan vetëm me 803 individë për 6 muaj, duke arritur në total në 2.285 të tillë. 68% e të siguruarëve vullnetarisht i përkasin grupmoshës +50 vjeç dhe vetëm 2.2% moshës 18-30 vjeç.

Shpenzimet e Sigurimeve Shoqërore kanë shkuar më së shumti për sigurimin suplementar ushtarak, që gjithashtu zënë përqindjen më të madhe të përfitueseve nga skemat e SSH-së.

Nga raporti i ISSH-së gjatë këtyre 6 muajve, investimet në këtë fushë vlerësohen zero.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë