Ndërsa talebanët morën Kabulin dhe presidenti Ashraf Ghani u largua nga Afganistani, dy fëmijët e tij, Mariam dhe Tarek, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, refuzuan t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve amerikanë në lidhje me 169 milionë dollarët që babai i tyre dyshohet se i ka marrë me vete, së bashku me “katër makina dhe një helikopter”. Akuza vjen nga ana e ambasadës ruse në Kabul dhe ai e ka cilësuar tashmë “një gënjeshtër”.
Gazetarët nga “New York Post” shkuan për të trokitur në shtëpinë e Mariam, 43 vjeçe, një artiste dhe regjisore, veprat e së cilës janë ekspozuar në Guggenheim, Moma dhe Tate Modern dhe filmat e së cilës janë shfaqur gjithashtu në “Berlinale”.
Vajza e ish-presidentit, jeton në një papafingo luksoze në “Clinton Hill”, Bruklin (Nju Jork) dhe në një intervistë të vitit 2015 në apartamentin e saj, ajo shpjegoi se mënyra e jetesës së saj pasqyronte “të gjitha klishetë e Bruklinit”.
Këto ditë, Mariam Ghani ka folur në Instagram, duke e quajtur veten “të zemëruar dhe të frikësuar për familjen time, miqtë dhe kolegët e mi të lënë në Afganistan” dhe duke inkurajuar qytetarët amerikanë që të bëjnë presion ndaj politikanëve për të përshpejtuar vizat për ata që kërkojnë të largohen nga vendi. Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë ata që “shprehën solidaritetin” dhe këshilluan se si dhe kujt t’i bëjnë donacione nëse duan të ndihmojnë refugjatët, njerëzit e zhvendosur brenda vendit dhe vullnetarët.
Mariam ka një vëlla më të vogël, Tarek, 39 vjeç, i cili jep leksione ekonomie në Universitetin e Uashingtonit në St.Louis dhe ka bashkëpunuar me institutet kryesore të ekspertëve amerikanë, si Instituti Brookings dhe Grupi Ndërkombëtar i Krizave.
Sipas një profili të lëshuar nga rrjeti amerikan C-Span, thuhej se ai ishte këshilltar i politikës së jashtme të ish-kandidatit demokrat të kandidatit për Shtëpinë e Bardhë dhe Ministrin aktual të Transportit, Pete Buttigieg.
Gruaja e tij Elizabeth Pearson, sipas tabloidëve, punon për Elizabeth Warren, një tjetër ish-kandidate demokrate për president të SHBA-ve, që u fitua më vonë nga Joe Biden në zgjedhjet e fundit të vitit 2020.
Të dy, Mariam dhe Tarek, kanë lindur në Amerikë dhe janë rritur kryesisht në Maryland. Nëna është ish-Zonja e Parë e Afganistanit, Rula Ghani, libaneze.
Ndërsa babai i saj punonte për qeverinë afgane nga viti 2002 e tutje, fëmijët e tij studionin në universitetet prestigjioze amerikane, ajo në Universitetin e Nju Jorkut, ai në Stanford dhe Berkeley.
Pasi u largua nga Kabuli, Ashraf Ghani mori azil politik për arsye humanitare në Emiratet e Bashkuara Arabe, por vëllai i tij Hashmat, një biznesmen, i cili u intervistua nga Al Jazeera në kryeqytet, qëndroi në Afganistan.
Sipas rrjetit të lajmeve të Katarit, Hashmat jo vetëm që pranoi marrjen e vendit nga talebanët, si “një domosdoshmëri”, duke pasur parasysh tërheqjen e forcave të huaja, por ai po përpiqet gjithashtu të inkurajojë investitorët dhe ish-zyrtarët që të mos braktisin vendin, “duke bërë thirrje për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse”.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









