Hidhet gaz lotsjellës në koncertin e Goran Bregoviç që po mbahet në Korçë, ndërsa këngëtari nuk e ndërpreu për asnjë moment performancën e tij.
Disa persona janë shoqëruar nga policia. Më herët u raportua se ishin marrë masa të rrepta sigurie, me mbi 200 forca policie të pranishëm. Pjesa më e madhe kishin rrethuar terminalin, ndërkohë që pjesa tjetër ishte vendosur në bulevardet kryesore të qytetit.
Që në hyrje të terminalit thuhej se kishte kontrolle të rrepta për të gjithë të interesuarit për të ndjekur performancën e këngëtarit.
Prej ditësh në Shqipëri kishte një debat të madh për koncertin e Goran Bregoviç, ndërsa organizatorëve iu kërkua që të anulohej performanca e tij. Reagimet më të shumta ishin nga Kosova, ndërsa nuk mungoi edhe politizimi I kësaj feste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




