Prokurori suedez kishte argumentuar në gjykatë se burrit duhet t’i hiqet Bitcoin i fituar në mënyrë të paligjshme në vlerën ekuivalente të monedhës,në kohën e dënimit të tij.
Qeveria suedeze është gjendur në një situatë të paparashikuar për të paguar rreth 1.5 milion dollarë Bitcoin një tregtari të dënuar dhe më pas të burgosur për drogë.
Dy vjet më parë, burri u dënua në një gjykatë suedeze pasi kishte fituar ilegalisht 36 Bitcoin përmes shitjeve të drogës në internet. Megjithatë, Tove Kullberg, prokurorja e tij në atë kohë, kishte përdorur vlerën ekuivalente të Bitcoin në fiat për çështjen e saj. Prandaj, gjykata gjykoi se burrit duhet t’i hiqet Bitcoin i fituar në mënyrë të paligjshme në vlerën e tij të atëhershme prej 1.3 milion korona suedeze (100,000 dollarë).
Në periudhën pas burgosjes së burrit, stoku i tij i kriptove ishte vlerësuar në atë masë saqë Autoriteti Suedez i Përmbarimit, i ngarkuar me ankand për 36 BTC, kishte nevojë të shiste vetëm 3 BTC për të kënaqur kërkesat e gjykatës.
Kjo tani lë 33 BTC, me vlerë 1.5 milion dollarë, të cilat duhet t’i kthehen ligjërisht pronarit të saj. Duke folur për radion suedeze, Kullberg tha se mënyra se si ajo zgjodhi të argumentonte çështjen e saj ishte, në retrospektivë, “e pafat në shumë mënyra…”
“Kjo ka çuar në pasoja që nuk isha në gjendje t’i parashikoja në atë kohë.Mësimi që mund të merret nga kjo është të mbash vlerën në Bitcoin, se fitimi nga krimi duhet të jetë 36 Bitcoin, pavarësisht se çfarë vlere ka Bitcoin në atë kohë.”
Kullberg gjithashtu theksoi se ndërsa kriptovaluta vazhdon të miratohet gjithnjë e më shumë, autoritetet e ndjekjes do të bënin mirë të investonin në edukimin e fuqisë punëtore të tyre në detajet e industrisë. “Sa më shumë që rrisim nivelin e njohurive brenda organizatës, aq më pak gabime do të bëjmë,” -tha ajo.
Kriptomonedhat, qoftë për shkak të paqëndrueshmërisë së tyre ose modelit teknik vazhdojnë të sfidojnë autoritetet dhe procedurat ligjore në të gjithë botën.
Në Mbretërinë e Bashkuar, një grup pune i sanksionuar nga qeveria kohët e fundit propozoi një kornizë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që do të ndihmonte në standardizimin e mjeteve për t’u marrë me mosmarrëveshjet e kontratave të zgjuara.
Për shkak të mosnjohjes së Bitcoin si mjet ligjor ose zëvendësues i tij, një gjykatë ruse vitin e kaluar vendosi kundër rikthimit të kriptove të vjedhura viktimës së një krimi të madh.
Burimi:Cointelegraph/Përshtati Gazeta SI
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje