Ka ndodhur

Po kthehej në shtëpi, plagoset me pistoletë një 24-vjeçar në Berat

Një 24-vjeçar u plagos me armë zjarri tip pistoletë pak para mesnatës së të mërkurës në lagjen “Deshmorët e Kombit”, pranë Xhamisë në Berat.

Policia thotë se Tajar Fetiu u qëllua ndërsa kthehej në shtëpi nga dy atentatorët e dyshuar, të cilët janë identifikuar si Arnold Azizolli dhe Amarildo Dule, të dy të moshës 30-vjeçare dhe të shpallur në kërkim.

Fillimisht, i plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se janë sekuestruar edhe kamerat e disa bizneseve përreth. Mësohet se Fetiu jetonte prej vitesh në Londër dhe kthehej çdo vit në verë për pushime në Berat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë