Ka ndodhur

Shkodër, burri vret gruan me automatik dhe më pas vetëvritet

Krimi në familje ka tronditur Shkodrën, ku burri 79 vjeç, ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 83 vjeçe. Më pas, autori i dyshuar është vetëvrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër, ku Fadil Bandulla dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Sanije Bandulla.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, të cilën dyshohet se ka përdorur 79-vjeçari.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, por trupat e viktimave janë konstatuar pasditen e të mërkurës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë