Ka ndodhur

Dogjën një parcelë me ullishte, pranga 54 vjeçarit; në kërkim i vëllai

Një 54 vjeçar është vënë në pranga dhe vëllai i tij është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për djegien e 180 rrënjë ullinj, duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi M.Ç., 54 vjeç dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.Ç., 39 vjeç, (vëllezër), banues në Maskuri, Durrës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë vendosur zjarr në pronën e shtetasit I. T., ku janë djegur 180 rrënjë ullinj duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë