Treg

Për 7-mujorin eksportet shënuan rritje me 39.2%

Në korrikun e këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën e 32 mld lekëve, duke u rritur me 30.6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë shtatëmujorit ata arritën vlerën 209 mld lekë, duke u rritur me 39.2 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 426 mld lekë, duke u rritur me 29.8 %, krahasuar me një vit më parë.

Importet e mallrave arritën vlerën 72 mld lekë, duke u rritur me 26.1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 6.6 %, në krahasim me qershor 2021. Defiçiti tregtar i korrikut është 39 mld lekë, duke u rritur me 22.6 %, krahasuar me korrik e vitit të kaluar dhe me 22.2 %, në krahasim me qershorin e këtij viti.

Grupet që kanë ndikuar më shumë pozitivisht në rritjen e eksporteve gjatë korrikut janë “Materiale ndërtimi dhe metale” me 13.2 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 7.5 pikë përqindje dhe “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 3.4 pikë përqindje. Ndërsa grupi “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” ka ndikuar negativisht me 0.03 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij shtatëmujori janë rritur me 39,2 %, krahasuar me një vit më parë ku vec grupeve të mësipërme ka ndikuar pozitivisht edhe grupi “Tekstile dhe këpucë” me 5.4 pikë përqindje.

Gjatë muajit korrik 2021, në rritjen e importeve prej 26.1 %, krahasuar me Korrik 2020, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 5.8 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 5.0 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +4.6 pikë përqindje.

Në korrikun e këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë: Italia (15.1 %), Kosova (17.9 %) dhe Spanjë (44.1 %). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe është: Kina (15.7 %).

Gjatë këtij shtatëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë: Italia (29.0 %), Kosova (56.8 %) dhe Spanja (40.3 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Mbretëria e Bashkuar (7.8 %) dhe Ukraina (30.5 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59.9 %, të gjithë tregtisë.

Në korrik 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,8 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30.0 %), Greqia (7.3 %), Turqia (7.1 %) dhe Gjermania (6.7%).

Shkëmbimet tregtare, për shtatëmujorin e parë 2021, me vendet e BE-së zënë 61.5 % të gjithë tregtisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë