Bota

OKB kundër riatdhesimit të afganëve. Angli-Francë duan një samit të G7. Merkel: Gabuam të gjithë

“Unë u kujtoj të gjitha palëve detyrimin e tyre për të mbrojtur civilët”. Kështu u  shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në takimin urgjent mbi krizën në Afganistan pas pushtimit të Kabulit nga talebanët.

“Unë i bëj thirrje të gjitha vendeve që të mirëpresin refugjatët afganë dhe të shmangin çdo riatdhesim, – shtoi ai. – Unë gjithashtu u bëj thirrje punonjësve humanitarë, t’u sigurohet qasje e papenguar për ndihma në kohë dhe shpëtim jete”.

Guterres shtoi se po mbërrijnë “lajme rrëqethëse të kufizimeve të ashpra mbi të drejtat e njeriut në vendin e Lindjes së Mesme. Unë jam veçanërisht i shqetësuar për lajmet e shkeljeve në rritje kundër grave dhe vajzave afgane, të cilat i frikësohen një kthimi në ditët më të errëta. Është thelbësore që të drejtat e tyre të kthehen si dikur. Kombet e Bashkuara,  – theksoi ai. – janë të përkushtuara për të mbështetur afganët, ne vazhdojmë të kemi staf dhe zyra në zonat që kanë rënë nën kontrollin e talebanëve”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, më pas apeloi: “Komuniteti ndërkombëtar, duhet të bashkohet për të siguruar që Afganistani të mos përdoret më kurrë si një platformë ose strehë e sigurt për organizatat terroriste. Unë i bëj thirrje Këshillit të Sigurimit dhe bashkësisë ndërkombëtare së bashku. të punojnë dhe veprojnë,  duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion të tyre për të shtypur kërcënimin terrorist global në Afganistan dhe për të siguruar që të drejtat e njeriut do të respektohen”.

Merkel: Kemi gabuar të gjithë me Afganistanin

“Shumë njerëz do të përpiqen të largohen nga Afganistani, – tha Angela Merkel, – dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndihmuar vendet fqinje për të mbështetur refugjatët. Kjo krizë, do të na shqetësojë për një kohë të gjatë”.

Kancelarja gjermane shtoi se “operacionet e evakuimit janë në plan të parë. Ne duhet të përpiqemi të nxjerrim sa më shumë njerëz të jetë e mundur”. Për atë që ka ndodhur në vend gjatë 20 viteve të fundit, Merkel theksoi se “ishte bërë një vlerësim I gabuar i situatës” dhe pranoi se “ishte një gabim të besohej se forcat afgane mund t’i rezistonin talebanëve”. “Ne nuk ishim në gjendje të arrinim atë që synonim të arrinim”, – përfundoi ajo.

Johnson flet me Macron dhe kërkon samitin e G7

Kryeministri britanik Boris Johnson, pati një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, gjatë së cilës “ai shprehu synimin e tij për të organizuar një samit online të udhëheqësve të G7 në ditët e ardhshme”, mbi situatën në Afganistan.

Kjo është ajo që Downing Street (zyra e qeverisë britanike) ka bërë të ditur. Kryeministri britanik, “theksoi nevojën që bashkësia ndërkombëtare të bashkohet dhe të miratojë një qasje si Afganistani, si në aspektin e njohjes së çdo qeverie të ardhshme, ashtu edhe në angazhimin për të parandaluar një krizë humanitare dhe refugjatësh”, shtoi zëdhënësi i Johnson.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë