Njerez

A do të linit një avokat robot t’ju mbrojë?

A mund të jetë avokati juaj i ardhshëm një robot? Duket e pakuptimtë, por sistemet softuerike të inteligjencës artificiale (AI), programe kompjuterike që mund të përditësohen dhe “mendojnë” vetë, po futen gjithnjë e më shumë në përditshmërinë e njerëzve.

Joshua Browder ka arritur të krijojë aplikacionin “DoNotPay” si “avokati i parë robot në botë”.

Roboti ndihmon përdoruesit të hartojnë letra ligjore. Ju i tregoni chatbot-it të tij se cili është problemi juaj, siç është ankimi kundër një gjobë parkimi dhe ai sugjeron atë që mendon se është rruga më e mirë ligjore për t’u përdorur.

“Njerëzit mund të shkruajnë problemin e tyre dhe softueri me anë të makinerisë arrin të gjejë rrugën e saktë ligjore”, thotë ai.

24-vjeçari dhe kompania e tij janë në Silicon Valley në Kaliforni, por origjina e firmës është në Londër në 2015, kur Browder ishte 18 vjeç.

“Si një adoleshent në Hendon, në veri të Londrës, unë isha një shofer i tmerrshëm. Mora shumë gjoba të cilat nuk mund t’i përballoja”.

Pas shumë kërkimeve, Browder thotë se ka gjetur mënyrat më të mira për të ‘kundërshtuar’ gjobat.

Për tu ankuar, ai krijoi versionin e parë të DoNotPay brenda pak javësh në 2015, “në të vërtetë vetëm për t’i bërë përshtypje familjes sime”.

Që atëherë aplikacioni është përhapur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikë dhe tani mund të ndihmojë përdoruesin të shkruajë letra që kanë të bëjnë me një sërë çështjesh; aplikimi për viza turistike, ankesat drejtuar një biznesi ose autoriteti lokal, anulimin e anëtarësimit në palestër etj. Broëder thotë se këto dy të fundit u rritën gjatë pandemisë.

DoNotPay tani ka 150,000 abonentë që paguajnë dhe ndërsa ka kritikët e saj, me disa që thonë se këshillat e saj ligjore nuk janë mjaft të sakta, vitin e kaluar ajo fitoi një çmim nga Shoqata e Avokatëve Amerikan për rritjen e aksesit ligjor.

Ju mund të mendoni se avokatët njerëzorë do të kishin frikë se AI do të shkelte terrenin e tyre. Por disa janë të kënaqur, pasi softueri mund të përdoret për të lëvizur shpejt dhe për të renditur sasi të mëdha të dokumenteve.

Një avokate është Sally Hobson, në Londër, e cila punon në çështje penale. Ajo kohët e fundit përdori inteligjencën artificiale në një gjyq kompleks vrasjesh. Rasti përfshinte nevojën për të analizuar shpejt më shumë se 10,000 dokumente.

Softueri e bëri detyrën katër javë më shpejt sesa njerëzit.

“Avokatët që përdorin AI për ndihmë po bëhet normë”, thotë Eleanor Weaver, avokate.

Më shumë se 300 firma të tjera ligjore në 55 vende gjithashtu e përdorin atë, duke punuar në 80 gjuhë.

Sidoqoftë, AI nuk po ndihmon vetëm avokatët të zgjidhin këto probleme. Tani mund t’i ndihmojë ata të përgatisin dhe strukturojnë rastin e tyre.

Megjithëse AI mund të ndihmojë në shkrimin e letrave ligjore, ose të ndihmojë avokatët njerëzorë, a do të shohim ndonjëherë një kohë të avokatëve robotë apo edhe robotëve gjyqtarë?

Profesori Richard Susskind, profesor i AI nuk e dëshiron këtë.

Ai thotë se në vitet 1980 ai ishte tmerruar vetëm nga ideja e një gjyqtari kompjuterik por ndoshta ka ardhur koha ta pranojnë të gjithë.

Ai thekson se edhe para koronavirusit, “Brazili kishte një ngarkesë gjyqësore prej më shumë se 100 milion çështjesh gjyqësore dhe se nuk ka asnjë shans që gjyqtarët dhe avokatët njerëzorë të mbyllin një ngarkesë të asaj madhësie”.

Pra, nëse një sistem AI mund të parashikojë me shumë saktësi (të themi me 95% probabilitet) rezultatin e vendimeve gjyqësore, ai thotë se ndoshta ne mund të fillojmë të mendojmë për këtë normalitet të ri ku avokatë dhe gjyqtarë do të jenë robotët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë