Ka ndodhur

Tentuan arratisjen nga burgu, gjykata lë në burg Arbër Çekajn dhe Fatmir Pjetrin

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele kanë dalë të mërkurën para Gjykatës së Tiranës për arratisjen e dështuar nga burgu 313.

Tre të dënuarit janë shfaqur para gjykatës të qetë dhe të qeshur, në pritje të vendimit.

Prokuroria kërkoi t'i caktohet masa shtesë arresti në kuadër të procedimit tentativë arratisje e goditje për shkak të detyrës.

Pas shqyrtimit te kerkeses, Gjykata e Tiranës la në burg Arbër Çekajn, Fatmir Pjetrin dhe Lulzim Çepelen (ky i fundit inskenoi vetvrasjen per te larguar vemendjen e policise)

Të dielën Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan  të arratisen nga burgu 313.

Ata kishin planifikuar të kapërcenin muret e jashtme të burgut, në një moment kur gardianët nuk e kishin mendjen pasi po transportonin një tjetër të burgosur (Lulzim Cepelen) që kishte tentuar vetvrasjen

Por gjithçka dështoi, pasi një punonjës Policie i ka pikasur në momentin që ata kanë zbritur nga tarraca dhe ka dhënë sinjalin tek kolegët e tjere. Nga përleshja me ta, efektivi ka mbetur i plagosur


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë