Treg

Eksportet e prodhimeve bujqësore arkëtuan 26 mld lekë për 7 muaj

Eksportet e prodhimeve bujqësore vendase arritën vlerën e 26.4 miliardë lekë për 7 muajt e parë të vitit 2021.

Nga publikimi i Ministrisë së Bujqësisë, rritja në raport vjetor nga viti 2020 është 17%.

Gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2021, produktet bujqësore të eksportuara arritën vlerën e rreth 21 miliardë lekë, nga 35 mld që ishin eksportet në total.

Viti 2021 nisi pozitivisht për bujqësinë, ku gjatë janarit, krahasuar me janarin 2020, rritja  e eksporteve bujqësore vlerësohej 122%.

Nga statistikat, produktet që zënë pjesën më të madhe të eksporteve janë domatet, agrumet, lakrat etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë