Një djalë i vogël gati për not ndalon në buzë të ujit, i hutuar nga një aeroplan zjarrfikës që fluturon poshtë nëpër qiellin e kuq gati të ndryshkur.
“The Guardian” shkruan se për shumë njerëz, fotografia – e bërë nga një pushues rus në Antalia javën e kaluar – është shkrepur për të simbolizuar shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret e egra që kanë përfshirë bregdetin mesdhetar të Turqisë gjatë tetë ditëve të fundit.
Më shumë se 180 zjarre kanë sjellë vdekjen e 8 personave, kanë shkatërruar pjesë të mëdha pyjesh me pisha dhe tokë bujqësore.
Të mërkurën ndërkohë zjarri u afrua pranë një termocentrali ndërsa ekipet ndërkombëtare të zjarrfikësve përdorën helikopterë dhe topa uji dhe gërmuan në llogore për të ngadalësuar përhapjen e flakëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



