39% e familjeve në Shqipëri nuk mund të përballojnë dot një javë pushime në vit. Sipas anketës së zhvilluar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, rregulluar nga Barometri i Ballkanit 2021, Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi kishte përqindje më të madhe se sa vendi ynë. 45 dhe 50% respektivisht e familjeve, që nuk mund të përballojnë dot pushimet.
Mesatarja Rajonale vlerësohet në 38%.
Kosova ishte e vetmja në rajon që kishte përqindjen me të ulët të familjeve, vetëm 11% e tyre që nuk mund të përballonin pushime një javë në vit.
Në Ballkan 69% e pjesmarrësve në anketë nuk e dinë nëse do të shkojnë me pushime. 31% e qytetarëve tashmë kanë planifikuar udhëtimin e tyre për vitin 2021. Rreth 10% po planifikojnë të udhëtojnë në natyrë ose udhëtim aventure, 9% e tyre planifikojnë të vizitojnë qytete të reja, dhe 6% të vizitojnë familjen dhe miqtë e tyre.
Numri më i madh i pjesëmarrësve të cilët nuk janë të sigurt nëse do të shkojnë me pushime gjatë vitit 2021 janë në Serbi, 88%, më pas Shqipëria me 84%, ndërsa në anën tjetër qëndron Kosova, e cila ka regjistruar numrin më të ulët të të anketuarve që nuk e dinë nëse ata do të shkojnë me pushime këtë vit, duke arritur kështu në 30% të të gjithë popullsisë së saj.
Kosova gjithashtu ka përqindjen më të madhe të individëve që planifikojnë të vizitojnë qytete të reja, 30% e tyre dhe qytetarëve që kanë planifikuar të bëjnë një udhëtim aventure me 20%, ndërsa të anketuarit nga Mali i Zi , vetëm 13% planifikojnë për të vizituar miqtë dhe familjen e tyre në 2021.
42% e të anketuarëve janë shprehur pro pushimeve brenda rajonit duke ndihmuar dhe ekonomitë e vendeve pranë tyre. Ky aspekt ka pësuar rritje me 14% nga viti 2016.
Në rënie raportohet aspekti armiqësor midis vendeve ballkanike.
Shqipëria është ekonomia më mikpritëse e rajonit me 49% të të anketuarve që mbështesin migrimin e ardhur nga brenda rajonit. Ndërkohë, Mali i Zi regjistron një rënie prej 22 pikësh në numrin e pjesëmarrësve që janë të hapur për ardhje të reja.
Serbia dhe Kosova kanë përqendrimin më të madh të të anketuarve neutralë në Ballkanin Perëndimor, të dy me 46%. Megjithëse u vu re një preferencë e vogël për turistët nga pjesët e tjera të botës, ekziston një përqindje në rritje e qytetarëve të rajonit që mbështesin më shumë vizitorë nga brenda rajonit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.