Njerez

Vetëvritet mjeku italian që krijoi trajtimin me plazmën e gjakut për Covid-19

Pulmonologu Giuseppe De Donno është vetëvrarë. Trupi i i pajetë i mjekut është gjetur mbrëmjen e së martës në shtëpinë e tij në Curtatone, afër Mantua, Itali.
I gjithë komuniteti në Mantuan dhe kolegët e tij u shokuan kur mësuan lajmin të cilët kurrë nuk prisnin që të ndodhte. Mjeku nuk ka lënë asnjë mesazh duke mos treguar problemin që e çoi në vetëvrasje.
De Donno gjatë vitit të shkuar ka qenë në titujt kryesorë të lajmeve kur së bashku me kolegë e tij nga spitali Carlo Poma në Mantua investoi në energji dhe burime në trajtimin e Covid-19 me anë të plazmës hiperimune. Më vonë ky trajtim u anashkalua edhe përkundër hulumtimeve dhe studimeve ndërkombëtare mbi këtë temë.
Më përpara ai kishte qenë shef i pneumologjisë në spitalin Mantua, por më pas kishte vendosur të kalonte si mjek i përgjithshëm në Porto Mantovano. Kolegët tregojnë se ai vetë kishte dhënë dorëheqjen nga spitali i qytetit duke preferuar t’i përkushtohej mjekësisë familjare në periferi.
“Ne jemi të shtangur sinqerisht. Unë u njoha personalisht dhe e krahasova veten time më shumë se një herë me De Donno dhe duhet të them se ai ishte një person me të vërtetë i rrallë, i sinqertë deri në fund, ai gjithmonë e ka shpenzuar veten për të vërtetën dhe për të tjerët. Gjatë valës së parë të Covid ai kishte dhënë më të mirën e vetes dhe ishte vlerësuar jo vetëm nga kolegët por edhe nga pacientët që kishte trajtuar,” thotë drejtori i departamentit te shëndetit publik në Mantuan.
Ai shtoi gjithashtu se De Donno kishte investuar shumë në kërkimin e plazmës, një kurë e cila tani është braktisur. Sipas tij kjo gjë ishte një goditje e madhe për të./Corriere/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë