Njerez

Historia e 17 vjeçares që donte të bëhej police, të afërmit e rrahin për vdekje se kishte veshur … xhinse

Shokët e klasës thonë se ajo ëndërronte të bëhej një grua police. Neha Paswan, 17 vjeç, si shumë bashkëmoshatare nga vendi i saj, kishte veshur xhinse dhe një bluzë, në vend të një bluze të gjatë dhe pantallona të gjera.

Por, ndryshe nga gratë e reja të metropoleve, Neha jetonte në Savreji Kharg, një fshat në rrethin e Deoria, një nga rajonet më të prapambetura të Uttar Pradesh në Indi.

Gjyshërit e saj nga babai shpesh e qortonin atë pasi merrte pjesë në lutje me veshjen e saj “të guximshme” duke i bërë presion gjithashtu që ajo të linte shkollën.

Disa ditë më pas vajza u gjet e vdekur.

Ishte nëna e saj, Shakuntala Devi Paswan, e cila kërkoi ndihmë  pasi raportoi në policinë lokale se gjyshi i saj nga babai dhe disa xhaxhallarë e kishin rrahur vajzën e saj për vdekje, duke i premtuar me pas se do ta çonin në spital.

Por Neha nuk arriti kurrë në spital: trupi i saj, i pajetë, ishte varur në një urë, disa kilometra larg fshatit.

Autopsia zbuloi se vajzës i ishte thyer kafka nga rrahjet…

Dhjetë anëtarë të familjes së Neha akuzohen për vrasje dhe fshehje të provave, përfshirë gjyshërit, xhaxhallarët, kushërinjtë dhe shoferin e taksisë, që do e çonte në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë