Treg

Përmirësohet transporti, rritet numri i pasagjerëve në Rinas

Sektori i transportit në vend është përmirësuar gjatë qershorit por megjithatë treguesit mbeten ende poshtë niveleve të para krizës duke qenë më të ulëta se në vitin 2019.

Vetëm transporti i mallrave për eksport i ka kaluar nivelet e 2019-s.

Sipas INSTAT, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin qershor 2021 është 412.0 mijë ton, duke u rritur 9.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit më parë.

Krahasuar me mesataren e muajve qershor për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur 15.7 %.

Në gjashtëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.345.3 mijë ton, duke u rritur me 15.4 %, krahasuar me gjashtëmujorin e vitit 2020.

Në muajin qershor 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.021 mijë ton-kilometër, duke u ulur 1.3 %, krahasuar me qershor 2020. Krahasuar me mesataren e muajve qershor për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 17.8 %.

Në gjashtëmujorin e 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 14.952 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 23.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në qershor 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 157,4 ton duke u rritur 27.1 %, në krahasim me qershor 2020. Krahasuar me mesataren e muajve qershor për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 3.0 %.

Në gjashtëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 963,8 ton duke u rritur me 14.1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në qershor 2021, numri i fluturimeve të kryera është 2.396 duke u rritur 5.2 herë, në krahasim me Qershor 2020.

Gjatë qershorit numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 40.902 pasagjerë. Krahasuar me qershor 2020, ky tregues është rritur 2.3 herë. Krahasuar me mesataren e muajve qershor për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është ulur me 58.7 %.

Në gjashtëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 196.023 pasagjerë, duke u rritur me 28.7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në muajin Qershor 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 85.7 % të transportit gjithsej.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Qershor 2021 është 260.991 pasagjerë duke u rritur 9,2 herë krahasuar me Qershor 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Qershor për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është rritur me 26.9 %.

Në gjashtëmujorin e vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 756.637 pasagjerë duke u rritur me 36.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Në qershor 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 102,0 mld lekë dhe 47,5 % e tyre u transportua me det. Në gjashtëmujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 530,8 mld lekë dhe 49.1 % e tyre u transportua me det.

 Eksportet e mallrave

Në Qershor 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 49.8 %, me rrugë 41.2 % dhe me ajër 0.2 %. Mallrat e eksportuara me rrugë në qershor 2021 janë rritur me 34.2 %, krahasuar me qershor 2020. Eksportet e mallrave të transportuara me rrugë në qershor 2021 janë rritur 39.3 %, krahasuar me mesataren e muajve Qershor për periudhën 2018-2020.

Në gjashtëmujorin e vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54.1 %, me rrugë 38.0 % dhe me ajër 0.2 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 28.0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Importet e mallrave

Në qershor 2021 mallrat e importuara me rrugë zënë 48.6 %, me det 46.2 % dhe me ajër 3.8 %.

Mallrat e importuara me rrugë në qershor 2021 janë rritur me 29.1 %, krahasuar me qershor 2020. Importet  e mallrave të transportuara me rrugë në qershor 2021 janë rritur 35.3 %, krahasuar me mesataren e muajve qershor për periudhën 2018-2020.

Në gjashtëmujorin e vitit 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 48.0 %, me det 46.6 % dhe me ajër 3.4 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 36.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë