Turqia është vendi që ka filluar të administrojë vaksinën “përforcuese”, ose ajo që quhet doza të tretë, për njerëzit e moshës mbi 50 vjeç dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Aktualisht në Turqi është e detyrueshme mbajtja e maskave dhe distanca shoqërore.
Ndërkohë doza “përforcuese” ka si qëllim rritjen e nivelit të antitrupave mes individëve të vaksinuar.
Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë kategoria e parë që kanë marrë dozën e tretë, qysh prej fillimit të muajit korrik, që përkon me periudhën tre mujore, pas dozës së dytë.
Me kalimin e kohës, Turqia do të përfshijë më shumë kategori njerëzish në dozën e tretë.
Aktualisht në Turqi, CoronaVac, e prodhuar nga Sinovac e Kinës dhe vaksina e Pfizer-BioNTech janë në dispozicion të procesit të vaksinimit.
Doza e trete është parë si domosdoshmëri pasi ekspertët gjithnjë e më shumë po këmbëngulin se antitrupat e krijuar nga dy doza të vaksinës zvogëlohen me kalimin e kohës.
Përhapja e variantit “Delta” në Turqi ka ndryshuar edhe më shumë situatën.
Ekspertët në Turqi nënvizojnë se jemi në një pikë ku njerëzit duhet patjetër që të kenë marrë dy doza të Pfizer-BioNTech dhe një dozë të tretë të CoronaVac.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.