Një qytet-port misterioz, i errët dhe me diell, rebel dhe popullor: Marseja magjeps kineastë nga e gjithë bota, shumë prej të cilëve i kanë dhënë rol kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë.
Nga Jean Renoir te Alfred Hitchcock, nga Steven Spielberg te Jean-Pierre Melville, nga Jacques Deray te Luc Besson, shumë prej tyre i kanë vendosur kamerat e tyre në Masilinë emocionuese, emri i saj latin.

Në Portin e Vjetër, në lokalin e Marinës i cili ende ekziston, regjisori anglo-hungarez Alexander Korda përjetësoi në vitin 1931 një lojë të famshme kartash në filmin “Marius”, i shkruar nga shkrimtari francez Marcel Pagnol.
Në rrugicat e lagjes famëkeqe të atëhershëm, Le Panier, zhdukeshin banditët e “Lidhja Franceze” (1971) e William Friedkin.
Spektatorët gjithashtu mund të aventurohen në shkretëtirat industriale të Estaque, një lagje e dashur për kineastin marsejez Robert Guédiguian, me “Marius et Jeannette” (Kanë, “Një vështrim i veçantë” në 1997).
Sipas bashkisë, në dhjetë vjet, numri i filmimeve në Marsejë është trefishuar dhe, qyteti i dytë në Francë, tani pret numrin më të madh të ekipeve filmike pas Parisit.
Këtë vit, tre filma të prezantuar në Festivalin e Filmit në Kanë, “Bonne Mère” dhe “Bac Nord” nga marsejezët Hafsia Herzi dhe Cédric Jimenez, si dhe “Stillwater” nga amerikani Tom McCarthy, zhvillohen në Marsejë.
Një sukses jo i papritur për këtë qytet me 870 000 banorë, një “kaleidoskop” që përzien peisazhet urbane dhe natyrore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



